Page 59 - Demo
P. 59
TEMATIKA 4 PUBLIKIMI I INFORMACIONEVE DHE SIGURIA NË WEB571. Zgjidh alternativat ose përgjigjet e sakta. Në faqen personale:a) mund të publikojmë çdo lloj informacioni;b) nuk mund të publikojmë fotografi/video të shokëve, nëse e dimë që me këtë veprim mund t'i lëndojmë ose mund të cenojmë privatësinë e tyre;c) mund të publikojmë fotografi të siguruara nga faqe web të ndryshme, pa qenë nevoja të marrim autorizimin përkatës; d) nëse duam të publikojmë fotografi apo video të ndryshme, duhet të marrim leje nga personatqë janë protagonistë në to.Ushtrohu2. Nga fotografitë e një ditëlindjeje të festuar me shokët e klasës, përzgjidh disa prej tyre për t’i publikuar në faqen tënde, por gjithmonë duke u kërkuar leje atyre për atë që do të bësh. Rreziqet që vijnë nga publikimi në Web Sot në botë, një vëmendje e veçantë i kushtohet informacionit që publikohet, sepse ekzistojnë rreziqe të tilla si:• keqpërdorimi i informacionitNe mund të publikojmë pa dashje, të dhëna personale ose të familjes, të cilat keqpërdoren nga të tjerët për qëllime keqdashëse. • humbja e privatësisë Informacioni që publikojmë, mund të shihet nga shumë persona (të njohur dhe të panjohur). Kështu, fotot e profileve, të dhënat personale, por edhe videot e publikuara, mund të merren dhe të përdoren nga persona të tjerë, “të fshehur” nën identitetin tonë.• faqe web të papërshtatshme për fëmijë Duke lundruar nga një faqe web në tjetrën, ne mund të lexojmë informacione dhe komente, që nuk janë të përshtatshme për moshën dhe botëkuptimin tonë.• keqkuptimet ose nxitjet e konflikteve midis fëmijëveMund të ndodhë që gjatë publikimit të fotografive apo informacioneve personale të krijohen situata të pakëndshme midis fëmijëve të moshave të ndryshme. Për pasojë, ato mund të kthehen në burime konflikti me pasoja të rënda për gjithsecilin. Ua, unë e paskam thënë këtë?!Komunikimi në Internet (sidomos ai online) është si të hysh në një ballo me maska. Nëse nuk keni të dhëna për “kostumin” (emrin në Internet) e mikut tuaj, ju nuk mund ta dini nëse jeni duke komunikuar vërtet me të apo me dikë që nuk e njihni. Kjo ndodh për shkak se një person i panjohur mund të hiqet si miku ose shoku juaj, dhe ju nuk keni asnjë mënyrë për ta marrë vesh se kush është, sepse ai rri i fshehur pas “maskës” së botës virtuale. Për këtë arsye, e rëndësishme është të mos jepni të dhëna personale, të cilat mund të përdoren nga persona të fshehur pas kësaj “maske”.Një këndvështrim mbi komunikimin në Internet Disa nga të metat e blogut dhe të wiki-t

