Page 60 - Demo
P. 60


                                    58Nxënësi/ja:4.3analizon vërtetësinë e informacioneve në bazë të kritereve të paracaktuara;shmang leximin dhe publikimin e materialeve të papërshtatshme me moshën dhe me botëkuptimin e tij/saj. Tashmë e dimë që Web-i është një burim shumë i mirë informacioni. Ky informacion ruhet apo shpërndahet në sajë të faqeve web dhe formave të ngjashme, si blogjet apo wiki-t. Gjithashtu dimë që çdo përdorues i Internetit mund të hedhë, modifikojë apo të fshijë të dhëna ose dokumente në Web. Kjo e bën Web-in si një bibliotekë (fonotekë, videotekë etj.) gjigante dhe të pashtershme, e cila nuk kontrollohet nga një institucion i posaçëm. Në fakt, askush nuk e ka për detyrë të kontrollojë e të verifikojë informacionin e përmbajtur në çdo faqe të Web-it. Për këtë arsye, nuk mund t'i besojmë çdo gjëje që lexojmë në Internet. Për të verifikuar informacionet që na ofron Interneti, nuk ka ndonjë metodë të posaçme apo plotësisht të sigurt, por disa këshilla mund të na ndihmojnë:1. Nëse website-t rekomandohen nga mësuesit, punonjësit e bibliotekave, autorët e librave apo të artikujve shkencorë, atëherë mund t’i konsiderojmë këto burime në përgjithësi të sigurta.2. Duhet të jemi të kujdesshëm gjatë identifikimit të autorit të websiteit. Nëse website-i administrohet nga një institucion qeveritar, universitet apo kompani të rëndësishme dhe të njohura, si banka, klinika mjekësore etj., atëherë ai mund të konsiderohet i besueshëm. Për këtë na sigurojnë edhe prapashtesat e website-ve, si p.sh., .edu, .gov.al, .org etj. Disa shembuj website-sh që kanë këto prapashtesa paraqiten në tabelën e mëposhtme.Siguria në InternetGjeni në Internet informacione mbi efektet kurative të bimëve mjekësore, p.sh. për dobitë e sherebelës. Shtojuni këtyre të dhënave edhe informacionet që dini nga prindërit apo nga më të rriturit në lidhje me ndikimin e kësaj bime në shëndetin e njeriut. A përputhen plotësisht këto informacione midis tyre? Po me ato të shokëve në klasë?Aktivitet
                                
   54   55   56   57   58   59   60   61   62   63   64