Page 61 - Demo
P. 61


                                    TEMATIKA 4 PUBLIKIMI I INFORMACIONEVE DHE SIGURIA NË WEB59.ac.uk universitet në Britaninë e Madheharvard.edu universiteti i Harvardit në Amerikë mas.gov.al Ministria e Arsimit dhe e Sportit të Shqipërisë savethechildren.org.uk Organizata “Mbroni fëmijët”, në Britaninë e Madhe 3. Për të verifikuar saktësinë e informacionit, shohim nëse website-i jep referenca (detaje mbi burimet nga të cilat janë marrë të dhënat apo informacioni i paraqitur aty). Kontrollojmë cilësinë e referencave për të parë nëse ato mund të jenë të verifikueshme, p.sh., nëse janë të lidhura me kërkime statistikore apo me fakte të provuara shkencërisht etj.4. Kontrollojmë nëse ka ndonjë provë të dukshme për shpeshtësinë e përditësimit të website-it. Shpeshtësia e përditësimit është një element që tregon se krijuesit ose përdoruesit e website-it po interesohen t’i përtëritin të dhënat vazhdimisht për këtë site, prandaj ai mund të përmbajë informacione të sakta.5. Duhet të jemi të vetëdijshëm se çdo website, përveç karakterit informues bart në vetvete mesazhe nga më të ndryshmet, shumë prej të cilave mund të jenë të papërshtatshme për moshën ose botëkuptimin tonë. Madje ka raste që një material, përpos të dhënave dhe njohurive që paraqet, synon të publikojë apo të nxitë konflikte mes grupeve të ndryshme sociale. Për këtë arsye, leximin (përveç rasteve kur ai është krejt i rastësishëm) apo publikimin e këtyre materialeve është mirë ta shmangim në çdo llojmënyre, madje të njëjtën gjë t’ua sugjerojmë edhe miqve tanë. 1. Rretho shprehjen e saktë.a) Nëse hulumtojmë për të dhëna mbi një temë të caktuar, mjafton që për informacionet që gjejmë në Internet të citojmë burimet përkatëse.b) Nuk ka asnjë mënyrë për të dalluar nëse një website administrohet nga institucione zyrtare.c) Kur një website përmban të dhëna, por nuk tregon burimin e tyre, atëherë ai nuk është i besueshëm.d)	 Nëse qëllimi i një informacioni është nxitja e një konflikti apo përkrahja e formave të dhunës,duhet të mos e marrim në konsideratë dhe ta shmangim në çdolloj mënyre publikimin e tij.Ushtrohu2. Duke klikuar mbi këto link-e, përshkruaj se cili nga site-t përmban informacion të besueshëm:	 https://sq.wikipedia.org/wiki/Wikipediashqip	 http://www.upt.al/index.php/faqja-kryesore	 http://www.arsimi.gov.al/
                                
   55   56   57   58   59   60   61   62   63   64   65