Page 64 - Demo
P. 64
5.162Nxënësi/ja:Përfshirja e imazheve dhe e pjesëve muzikore në një prezantimPërfshirja e figurave, grafikëve të ndryshëm, Clip Art-eve ose pjesëve muzikore në një prezantim në programin PowerPoint e bën atë edhe më interesant. Përzgjedhja e këtyre elementeve grafike bëhet në varësi të temës apo përmbajtjes së dokumentit që do të prezantojmë. Ndonjëherë, ato mund të jenë më informuese dhe interesante sesa vetë tekstet. Imazhet ose figurat në format digjital mund t’i marrim nga burime të tilla si: pajisjet skaner, aparatet fotografike digjitale, programet ilustruese etj.Në një prezantim të krijuar në PowerPoint mund të futim elemente grafike (Clip Art-e, fotografi, vizatime, diagrame, grafikë etj.) të ruajtura në skedarët e kompjuterit tonë. Kështu, kur duam të shtojmë një fotografi veprojmë në këtë mënyrë:realizon prezantime në PowerPoint duke përdorur elemente grafike (figura, fotografi, imazhe etj.), të ruajtura në skedarët ekzistues të kompjuterit. Diskutoni me shokët se çfarë mbani mend dhe çfarë dini rreth mënyrave se si mund të futim figura, link-e apo pjesë muzikore në një prezantim në PowerPoint. 1. në rubrikën Insert klikojmë komandën Picture, ku shfaqet dritarja dialoguese InsertPicture me një listë skedarësh;2. klikojmë Pictures;3. zgjedhim fotografinë e duhur në skedarin përkatës;4. klikojmë butonin Insert;5. me të majtën e mausit, klikojmë mbi fotografi dhe e zhvendosim atë në zonën e duhur të slajdit.AktivitetNë klasën e gjashtë, jukeni mësuar si të shtoni nënjë dokument word ose nëPowerPoint, figura dhe imazhe tëgjetura në motorët e kërkimit. Poskedarët ekzistues të kompjuterit,ku kemi ruajtur fotografi apovideo të ndryshme, a mund t’ipërdorim për të realizuar njëprezantim?Rikujtim

