Page 65 - Demo
P. 65
TEMATIKA 5 PREZANTIMI DIGJITAL63Përfshirja e pjesëve muzikore dhe e videove në një prezantimNdonjëherë, për të realizuar prezantime në lëndë të ndryshme, p.sh. në Muzikë, na duhet të shtojmë pjesë muzikore ose video në dokumentin tonë.Kur duam të shtojmë muzikë ose video muzikore të ruajtura në skedarët e kompjuterit, veprojmë si më poshtë:1. zgjedhim slajdin ku do të shtojmë pjesën muzikore ose videon;2. në menynë Insert, te grupi Media zgjedhim njërin nga opsionet: Video ose Audio;3. nëse klikojmë Audio, zgjedhim njërin nga opsionet që shfaqen në meny;4. nëse klikojmë opsionin Video, zgjedhim njërin nga dy opsionet që shfaqen në meny.a) Kur klikojmë opsionin Audio one My PC..., hapet dritarja dialoguese Insert Audio.Zgjedhim në skedar muzikën që duam të shtojmë në prezantim dhe klikojmë OK.Zgjedhim pjesën Audio nga skedarë që ndodhen në kompjuter.Mund të bëjmë regjistrime audio dhe t’i shtojmë në slajd.b) Nëse klikojmë opsionin Video on My PC...,hapet dritarja dialoguese Insert Video.Zgjedhim në skedar videon që duam të shtojmë në prezantim dhe klikojmë OK.UshtrohuMe 5-6 slajde krijo një prezantim me temë “Nedhe mjedisi”, ku përveç tekstit, në çdo slajd të shtosh figura, video dhe muzikë, duke përdorurskedarët ekzistues ose burimet nga Interneti.

