Page 68 - Demo
P. 68
66Nxënësi/ja:5.3Në rastet kur prezantimin tonë duam ta shfaqim përpara shokëve të klasës ose para një publiku më të gjerë, na nevojitet “një monitor më i madh” se ai i kompjuterit. Për shfaqjen e prezantimit ka disa mënyra:Mënyrat e shfaqjes së slajdeve prezanton nga kompjuteri, duke i shfaqur slajdet me anë të videoprojektorit.Tashmë, ju e dini se çfarë janë slajdet (slide-t) e prezantimit dhe përse shërbejnë ato. Diskutoni me shokët se cilat mund të jenë mënyrat e shfaqjes së slajdeve gjatë prezantimit nga kompjuteri. a) klikojmë Slide Show në shiritin e komandave në PowerPoint; b) nëse zgjedhim From Beginning, prezantimi nis nga slajdi i parë;c) kur zgjedhim From Current Slide, prezantimi nis nga slajdi ku jemi; d) nëse zgjedhim Custom Slide Show, prezantimi nis nga slajdi që na duket më i përshtatshëm.e) Present Online na mundëson prezantimin online.Zgjedhja e opsioneve të shfaqjes së slajdeve Opsionet e PowerPoint-it na ndihmojnë për t'i shfaqur sa më mirë slajdet e prezantimit. Për këtë, veprojmë si më poshtë:1. në menynë Slide Show klikojmë komandën Set up Silde Show të grupit Set Up. Hapet dritarja dialoguese Set Up Show;2. në seksionin Show type klikojmë njërin nga opsionet e shfaqjes së slajdeve:o Presented by a speaker (full screen) - është opsioni i përzgjedhur nga PowerPoint (ndryshe quhet opsioni Default). Dritarja e shfaqjes së prezantimit është e plotë dhe mund të klikohet për të kaluar nga një slajd te tjetri. o Browsed by an individual (window) - shfaqja e prezantimit në Slide Show është në një dritare jo të plotë, përmasat e së cilës mund të ndryshohen. Mund të klikohet për të kaluar nga një slajd te tjetri.Aktivitet

