Page 70 - Demo
P. 70
68Nxënësi/ja:5.4Besi, në prezantimin që kam përgatitur për nesër, më duhet të shtoj disa shënime për t'u orientuar gjatë paraqitjes së tij para klasës, por nuk di si të veproj... Shumë e thjeshtë Ilda. Në rubrikën View, kliko mbi komandën Notes Page view. Aty do të gjesh një hapësirë ku mund të shtosh shënime. Hapësira që ofron Notes Page tek menuja View quhet ndryshe “shënimet e folësit”. Këto shënime janë të dukshme vetëm në monitorin e kompjuterit dhe në prezantimin e printuar. Ndërsa gjatë shfaqjes së prezantimit në videoprojektor, ato nuk duken. Për të shtuar shënime në një prezantim ndjekim këta hapa:1. klikojmë në rubrikën View;2. në grupin Presentation Views zgjedhim Notes Page;3. shtojmë shënimet tona në dritaren e hapur “Click to add text”, poshtë slajdit.Përshtatja e prezantimit për printim shton shënime në prezantimin e tij/saj; përshtat slajdet për printim.

