Page 74 - Demo
P. 74
72Nxënësi/ja:5.6Në këtë mësim, ju do të zhvilloni njohuritë që keni marrë më parë. Për ta bërë atë sa më praktik dhe të lehtë për t’u përvetësuar, këshillohet të punoni në laboratorin e Informatikës, të ndarë në grupe. Aktiviteti praktik Merrni me vete USB-në, në të cilën keni ruajtur prezantimin e realizuar në PowerPoint. Hapeni prezantimin tuaj në monitorin e laptopit (kompjuterit) dhe diskutoni rreth tij me shokët dhe shoqet e grupit. Me ndihmën e mësuesit/es, lidhni videoprojektorin me laptopin dhe prezantojeni punimin tuaj para klasës. Lidhja e laptopit me videoprojektorinpërdor videoprojektorin;konfiguron laptopin me videoprojektorin (nëpërmjet Ctrl+ F5 ose Ctrl + F8);përshtat përmasat e monitorit të laptopit, nëse projektori kërkon përmasa specifike.Gjatë lidhjes së laptopit me videoprojektorin duhet të zbatoni rregullat e sigurimit teknik.Për të lidhur laptopin (kompjuterin) me videoprojektorin, veproni si më poshtë:1. lidhni njërën nga kokat e kabllos VGA me portën përkatëse të videoprojektorit, duke i fiksuar mirë vidat në foletë e tyre;2. vendosni kokën tjetër të kabllos VGA në portën e duhur të laptopit; 3. ndizni në fillim laptopin dhe më pas videoprojektorin; 4. nëse në monitor nuk shfaqet asgjë tjetër, përveçse një kuadrati blu, kontrolloni edhe njëherë nëse keni lidhur siç duhet videoprojektorin me laptopin. Shtypni butonin Source dhe përdorni butonat shigjetë për të zgjedhur portën e duhur (nëse ka dy porta), pastaj shtypni butonin Enter.Sigurohuni që imazhi i projektuar është në kuadrat. Nëse nevojitet ndonjë rregullim i imazhit, përdorni butonat shigjetë në projektor.5. rregulloni fokusimin duke rrotulluar unazën që rrethon lentet në pjesën e përparme të projektorit, ose përdorni butonat e fokusimit.

