Page 75 - Demo
P. 75
TEMATIKA 5 PREZANTIMI DIGJITAL736. Nëse doni të ndryshoni përmasat e pamjes që shihni në monitor, shtypni: o Ctrl+ për të zmadhuar pamjen,o Ctrl- për të zvogëluar pamjen,o Ctrl0, për ta rikthyer në përmasat e mëparshme.Pas shfaqjes së prezantimit fikeni videoprojektorin.Në përfundim të këtij aktiviteti praktik, diskutoni me shokët dhe shoqet rreth problemeve që mund t'ju kenë dalë gjatë paraqitjes së prezantimit me videoprojektor. Shënim: Gjatë punës në laborator duhet t’i mbani shënim problemet e hasura ose të rejat që mësuat, me qëllim që në fund të orës të dorëzoni një raport rreth temës që zhvilluat. Konfigurimi i laptopit me videoprojektorinPër ta shfaqur prezantimin tuaj në dy monitorë njëkohësisht (videoprojektori dhe monitori i laptopit/kompjuterit), duhet të bëni konfigurimin e laptopit ose kompjuterit me videoprojektorin. Në fillim sigurohuni që keni lidhur siç duhet videoprojektorin me laptopin. Dy janë mënyrat e shfaqjes së prezantimit në një ose më shumë monitorë. Mënyra e parë 1. Shtypim në tastierë butonin me logon e Windows-it dhe butonin P në të njëjtën kohë: Win+P.2. Zgjedhim opsionin Duplicate në dritaren dialoguese. Mënyra e dytë1. Klikojmë butonin e djathtë të mausit në desktop.2. Në menynë e komandave që shfaqen, zgjedhim Screen resolution. 3. Hapet dritarja Change the appearance of your displays, e cila ofron opsionet e shfaqjes së prezantimit në një ose dy monitorë njëkohësisht.4. Në rubrikën Multiple displays zgjedhim opsionin Duplicate these displays.

