Page 76 - Demo
P. 76


                                    74Nxënësi/ja:5.7Njohja me programin Prezinjeh mënyrën për hapjen e një llogarie në Prezi;njeh ikonat bazë të Prezi-t për të bërë prezantime të ndryshme;Klea dhe Bora duan të realizojnë një prezantim me temë “Të mbrojmë mjedisin”. Tashmë, të dyja vajzat i njohin shumë mirë shërbimet që ofron programi PowerPoint, por këtë herë ato dëshirojnë që në prezantimin e tyre të ketë edhe animacione të lëvizshme. Si mund t’i gjejnë këto elemente të reja Klea dhe Bora? HyrjePrezi është një program, i cili na ndihmon të realizojmë prezantime me më shumë animacione sesa ato që përmban PowerPoint-i. Animacionet mund të na shërbejnë për të tërhequr vëmendjen e audiencës, si dhe për ta bërë prezantimin sa më interesant. Dy janë mënyrat për të përfituar nga shërbimet e programit Prezi:1. Nëse zgjedhim të punojmë online në programin Prezi, shërbimet e tij janë pa pagesë.2. Në rast se duam që aplikacionin Prezi ta kemi në laptopin apo kompjuterin tonë për të realizuar në çdo kohë prezantime të ndryshme, duhet ta blejmë atë. Për t’u njohur me shërbimet që ofron programi Prezi dhe me mënyrat e funksionimit të tij, mund të përdorim Prezi Online (pa pagesë). Si fillim, kompjuteri duhet të jetë i lidhur me Internetin. Për të hapur Prezi-n, mjafton të shkojmë në një nga motorët e kërkimit, p.sh në Google Chrome, dhe të kërkojmë në google.com programin Prezi. •	 Nga link-et e shfaqura zgjedhim https://prezi.com/•	 Faqja që hapet, duket si më poshtë. •	 Klikojmë Log In, pastaj Sign Up, në mënyrë që të krijojmë një llogari tonën për të punuar në Prezi Online. Aktivitet
                                
   70   71   72   73   74   75   76   77   78   79   80