Page 78 - Demo
P. 78
76TEMATIKA 5 PREZANTIMI DIGJITAL1. Hyr në llogarinë tënde në Prezi dhe zgjidh një nga template-t që i përshtatet më shumë temës së prezantimit që do të realizosh në vijim. Krijimi i një prezantimi me template të gatshëmPër krijimin e një prezantimi të tillë veprojmë si më poshtë:• Hyjmë në llogarinë tonë në Prezi dhe në dritaren e hapur klikojmë Create New. • Në Choose your template zgjedhim formën me të cilën duam ta dizenjojmë prezantimin, p.sh. një template të gatshëm. Klikojmë duke selektuar template-in dhe zgjedhim Bright Lights, me të cilin duam të punojmë në këtë rast. Më pas klikojmë Use Template. Në slajdin e shfaqur do të shtojmë përmbajtjen. Nëse duam të shkruajmë në kuadrat, mjaftojmë të klikojmë mbi çdo hapësirë të tij. Në mësimin e ardhshëm do të njihemi me mënyrat e përpunimit të informacionit në një prezantim dhe me opsionet e avancuara të programit Prezi. Hyni në llogarinë tuaj në Prezi dhe me ndihmën e mësuesit/es, krijoni një prezantim të thjeshtë duke përdorur disa nga ikonat e programit. Aktivitet

