Page 8 - Demo
P. 8


                                    1.16Nxënësi/ja:Zgjidhja e problemeve gjatë punës në kompjuter Secili nga rastet e mësipërme tregon se diçka nuk shkon me kompjuterin. Problemet mund të jenë të shumta, por në varësi të pjesës ku shfaqen mund t’i kategorizojmë në tri grupe: problemet që ndodhin në pjesën hardware, problemet në software, problemet në sistemin operativ.Problemet në pjesën hardwareSiç e dimë, në pjesën hardware përfshihen pajisjet fizike të kompjuterit, si: hard disk, CD ROM, RAM, motherboard (skeda mëmë), monitor, printer, tastierë, maus etj. Problemet më të shpeshta të kësaj kategorie/të këtij grupi shfaqen për shkak të mungesës së energjisë elektrike ose të mosfunksionimit të pajisjeve fizike.Problemet në pjesën software lidhen me mbylljen e papritur të programeve ose të aplikacioneve që janë duke u ekzekutuar në kompjuter, apo me shfaqjen e disa mesazheve të çuditshme. Problemet e hasura më shpesh janë:• Nuk jemi në gjendje të instalojmë një program.• Programi nuk ngarkohet. Diçka na pengon ndërsatentojmë ta ngarkojmë atë.• Kompjuteri fiket teksa jemi duke punuar me njëprogram të veçantë.Problemet në sistemin operativ lidhen me mosfunksionimin e sistemit operativ, me të cilin punon kompjuteri. Në këtë libër, i vetmi sistem operativ që do të trajtohet është MS Windows. Problemet më të shpeshta të tij janë:• Windows-i rinis pa ndonjë mesazh paralajmërues.• Windows-i nuk u përgjigjet komandave.• Windows-i ngadalëson veprimet.Hapat për zgjidhjen e problemeve Hapi I 	 Identifikimi i problemit Hapi II 	 Kategorizimi i problemit (nëse diçka nuk shkon me pjesën hardware apo me atë software).Mund t’ju ndodhë që gjatë punës në kompjuter të gjendeni përballë situatave të ndryshme, si p.sh.: monitori bëhet i bardhë ose i zi, nuk arrini të mbyllni një program, nuk dëgjoni asnjë tingull nga altoparlanti etj. Diskutoni me shokët dhe përpiquni t’u jepni zgjidhje këtyre situatave.përshkruan problemet që mund t’i lindin gjatë punës në kompjuter, në pjesën hardware ose në atë software.Aktivitet
                                
   2   3   4   5   6   7   8   9   10   11   12