Page 80 - Demo
P. 80
78TEMATIKA 5 PREZANTIMI DIGJITALPas kësaj, ne mund të shtojmë lehtësisht një informacion (tekst, fotografi, imazhe) në prezantimin tonë, duke klikuar në njërin nga slajdet që shfaqet si ikonë kryesore në programin Prezi. Në kuadratin apo rrethin që hapet, shtojmë tekstin, fotografinë ose imazhin që kemi zgjedhur për prezantimin. Nëse duam të shkruajmë tekst në prezantimin tonë, mjaftojmë të klikojmë Click to add text. Në këtë mënyrë mund të veprojmë me të gjithë rrathët e mëposhtëm. Kur duam të ndryshojmë formën e figurës (që në këtë rast është rrethore), klikojmë Edit Path. Për të shtuar link-e, simbole, fotografi, grafikë, dokumente PDF ose slajde, të cilët i kemi krijuar në programin PowerPoint, mjafton të klikojmë Insert dhe në listën e shfaqur zgjedhim njërin nga opsionet që duam ta bëjmë pjesë të prezantimit tonë në Prezi. Kur duhet të shtojmë një grafik në prezantim, klikojmë Layouts dhe nga slajdet e shfaqura zgjedhim atë të duhurin. Për të zgjedhur slajdin që duam, mjafton të klikojmë mbi të dhe në mënyrë automatike ai i shtohet prezantimit në Prezi.

