Page 81 - Demo
P. 81
79TEMATIKA 5 PREZANTIMI DIGJITAL1. Realizo një prezantim të thjeshtë në Prezi, me temë nga lënda e Gjeografisë, duke zgjedhur një template të gatshëm. 2. Ruaje prezantimin e krijuar dhe më pas dërgojua me e-mail disa shokëve. 3. Diskuto me shokët/shoqet rreth programit që të pëlqen më shumë për krijimin e një prezantimi. Argumento përgjigjen tënde. Për ruajtjen e dokumentit të realizuar në Prezi klikojmë Exit. Më poshtë renditen disa nga opsionet e programit Prezi, të cilat mund t’i zgjidhni (klikoni) përpara se të ruani prezantimin tuaj. • Edit - nëse do të bëni ndryshime në prezantim.• Present remotely - nëse doni ta shihni edhe një herë prezantimin.• Download - nëse doni ta shkarkoni prezantimin.• Save a copy - nëse doni të ruani një kopje të prezantimit.• Share - nëse do ta shpërndani atë te persona të tjerë.

