Page 83 - Demo
P. 83


                                    TEMATIKA 5 PREZANTIMI DIGJITAL811. Nga ndryshon një prezantim Prezi me template të gatshëm nga ai me një template të bardhë? 2. Çfarë teme do të të pëlqente të trajtoje në një prezantim në programin Prezi dhe pse? 3. Realizo një prezantim të thjeshtë me një template të gatshëm, duke shtuar disa slajde të marra nga një prezantim që ke realizuar në PowerPoint. • Te Layouts që shfaqet në të djathtë të ekranit, zgjidhni slajdin duke klikuar mbi atë që doni të përfshihet në prezantimin tuaj. Kalimi i slajdeve nga PowerPoint-i në prezantimin PreziTashmë dimë që për të shtuar një informacion në Preziveprojmë nëpërmjet komandës Insert. Kështu, kur duam që në një prezantim të realizuar në programin Prezi të shtojmë disa nga slajdet e një prezantimi në PowerPoint, mjafton të klikojmë Insert. Nga opsionet që hapen në dritaren Insert zgjedhim PowerPoint. Në këtë mënyrë, slajdet e programit PowerPoint vendosen në të djathtë të prezantimit që kemi në Prezi. Për t’i bashkëngjitur këto slajde në prezantimin tonë, mjafton të klikojmë te secili prej tyre. Pas përfundimit të punës ruajmë prezantimin duke klikuar Exit dhe dalim nga llogaria që kemi në Prezi. RikujtimTashmë e dini që përpara ruajtjes së prezantimit mund të zgjidhni një nga opsionet që ofrohen në programin Prezi. •	 Edit - nëse do të bëni ndryshime në prezantim.•	 Present remotely - nëse doni ta shihni edhe një herë prezantimin.•	 Download - nëse doni ta shkarkoni prezantimin.•	 Save a copy - nëse doni të ruani një kopje të prezantimit.•	 Share - nëse do ta shpërndani atë te persona të tjerë.Nga punimet që keni realizuar në programin PowerPoint, zgjidhni një prezantim që të përmbajë 5-6 slajde. Shtojini këto slajde në prezantimin që keni krijuar në Prezi, duke ndjekur ndërkohë shpjegimin e mësuesit/es apo hapat përkatës në CD-në tuaj. Aktivitet
                                
   77   78   79   80   81   82   83   84   85   86   87