Page 9 - Demo
P. 9
TEMATIKA 1. BOTA E KOMPJUTERIT7TEMATIKA 1. BOTA E KOMPJUTERIT Hapi III Kontrolli i manualeve të shërbimit,të cilat mund të jenë në formë broshurash, CD-ROM-esh, website-sh. Hapi IV Nëse edhe pas këtyre hapave problemi nuk zgjidhet, atëherë kërkojmë ndihmën e një specialisti. Probleme të zakonshme të kompjuteritPROBLEMI 1 Kompjuteri nuk ndizetFillimisht, nën kujdesin e një të rrituri kontrollojmë të gjitha lidhjet, p.sh. kabllot që lidhin CPU-në (njësinë qendrore) me monitorin dhe kabllot elektrike, si dhe prizën në mur. Nëse këto lidhje janë në rregull, atëherë kryejmë disa verifikime të tjera:• Nëse monitori tregon dritën jeshile (pra është i ndezur), ndërsa njësia qendrore jo, atëherë problemi lidhet me njësinë qendrore.• Nëse njësia qendrore tregon dritën jeshile, ndërsa monitori jo, atëherë diçka nuk shkon me monitorin. Në këtë rast provojmë butonin e ndezjes së monitorit.• Nëse, si monitori ashtu edhe njësia qendrore tregojnë dritën jeshile përkatëse, por përsëri monitori duket i fikur, atëherë kontrollojmë kokat e kabllos që lidh kompjuterin me monitorin. Kokat e kabllos kanë disa kunja të holla, të cilat kur deformohen, shkaktojnë probleme gjatë transmetimit të informacionit. Në rastin tonë, ky problem lidhet me shfaqjen e figurës dhe për këtë mjafton të ndërrojmë kabllon lidhëse.PROBLEMI 2 Mausi ose tastiera nuk funksionon• Sigurohemi që lidhja me anë të kabllove e mausit ose e tastierës me kompjuterin është kryer si duhet.• Sigurohemi që mausi (ose tastiera pa tel) është e ndezur dhe që bateritë janë të ngarkuara dhe të vendosura në mënyrën e duhur.Rretho përgjigjen e saktë. 1. Nëse jemi duke punuar në një program të veçantë dhe kompjuteri ynë fiket papritur, kemi të bëjmë me një problem në:a) hardware, b) software, c) të dyja bashkë, d) asnjë prej tyre.2. Përcakto se cilit grup i përkasin problemet e mëposhtme dhe trego një mënyrë zgjidhjeje për secilin prej tyre.a) Disa mesazhe të çuditshme shfaqen në monitor. d) Monitori nuk ndizet. b) Kompjuteri fiket ndërsa jemi duke punuar. e) Printeri nuk punon.c) Tastiera ose mausi nuk punon.Ushtrohu

