Page 39 - Demo
P. 39
Kjo tematikë ka për qëllim të ilustrojë teknikat artistike dhe proceset e nevojshme për realizimin e ideve. Në çdo temë mësimore jepet informacioni bazë mbi teknikat dydimensionale dhe materialet e tyre specifike, siç janë: teknika e pasteleve, teknikat piktorike të përziera dhe eksperimentale, teknika e stampimit, fotografia dhe mbi teknikat tredimensionale, siç janë ato të modelimit të gdhendjes në skulpturë dhe të konstruksionit në arkitekturë. Organizimi i temave mësimore në rubrikën mbi mënyrat e përdorimit dhe mundësitë shprehëse, si dhe propozimet e larmishme në rubrikën e veprimtarive, i nxisin nxënësit të punojnë në mënyrë të pavarur, duke u mbështetur te vëzhgimi, kujtesa dhe imagjinata.Nëpërmjet shembujve të larmishëm, ofrohen mundësi shprehëse të këtyre teknikave në profesione të ndryshme krijuese.Teknika e pasteleveTeknika e grafitit me pasteleTeknika piktorike të përzieraTeknika piktorike eksperimentaleStampimiGjuha fotografike sipas gjiniveImazhi në reklamëSkulptura: Modelimi me letërSkulptura: GdhendjaKonstruksioni: Qyteti dhe ndërtesatProjekt: Skulpturat lëvizëseNxënësi:zbulon karakteristikat dhe mundësitë shprehëse të teknikave të ndryshme artistike;përdor me kompetencë mjetet dhe teknikat në realizimin e punimeve artistike, duke u mbështetur në propozimet e rubrikës së veprimtarive në çdo njësi mësimore;organizon gjuhën pamore nëpërmjet mundësive shprehëse të teknikave të ndryshme artistike;shpreh idetë në mënyrë origjinale, duke përdorur teknika artistike të larmishme.Mësimet 1-11 Njohuritë për realizimin e kompetencaveTematika2TEKNIKA DHE PROCESE ARTISTIKEAftësitë për realizimin e kompetencave37

