Page 62 - Demo
P. 62
Verifiko kompetencat mbi teknikat artistike Përgjigju pyetjeve1. Si realizohet teknika e grafitit në përgjithësi? Po nëpërmjet përdorimit të pasteleve?2. Çfarë kuptojmë me teknika piktorike të përziera? Përmend dy prej tyre.3. Përshkruaj karakteristikat e disa prej teknikave eksperimentale.4. Cila është ajo teknikë artistike që ka një përdorim mjaft të gjerë, në përhapjen me shpejtësi të informacionit?5. Si realizohet fotografia shkencore?6. Për çfarë qëllimi përdoret më shumë gjinia fotografike e “natyrës së qetë”?7. Cili është qëllimi i reklamës?8. Cilat janë dy elementet kryesore të reklamës?9. Ku ndryshon modelimi me letër nga modelimi me plastelinë?10. Rendit hapat e procesit të gdhendjes.11. Pse shfaqen të ndryshme strukturat e ndërtesave të një qyteti?12. Për të ndërtuar një strukturë të lëvizëse është shumë e rëndësishme:a) pika e ekuilibrit; b) ngjyrat e zgjedhura; c) format e zgjedhura;d) fillimi i punës nga lart. Shko në faqen përkatëse për të verifikuar përgjigjen.Faqe:40-4142-4344-4546-4758-594948505052545660 TEMATIKA 21

