Page 63 - Demo
P. 63


                                    Në këtë tematikë do të ndalemi në karakteristikat e periudhave historike dhe shprehjet e tyre artistike. Tematika përbëhet nga 8 tema mësimore, të trajtuara sipas një rendi kronologjik. Në secilën prej tyre paraqitet shtrirja kohore dhe karakteristikat kryesore të çdo periudhe artistike, që nga arti barok, neoklasik, romantik e deri tek ai realist e impresionist. Arti në Shqipëri në fund të shek. XIX dhe fillim të shek. XX, dhe artistët më përfaqësues të kësaj periudhe, janë pjesë e kësaj tematike. Njohuritë e çdo teme mësimore ilustrohen me veprat e artistëve përkatës. Tema e fundit i kushtohet veshjeve popullore shqiptare si një pjesë shumë e rëndësishme e trashëgimisë sonë kulturore. Rubrika “veprimtari” që shoqëron çdo temë mësimore, ndihmon si në thellimin e njohurive nëpërmjet hulumtimit, ashtu edhe në nxitjen e punës së pavarur krijuese, duke u mbështetur në gjurmët e veprave artistike. Arti barok (1600-1700)Neoklasicizmi (1765-1850)Romantizmi (1765-1850)Realizmi (1850-1880)Impresionizmi (1870-1890)Arti në Shqipëri në fund të shekullit XIXArti në Shqipëri në fillim të shekullit XXVeshjet popullore shqiptareNxënësi:vëzhgon veprat e artit të periudhave të ndryshme artistike (baroke, neoklasike, romantike, realiste, impresioniste) dhe artin shqiptar në fund të shek. XIX dhe fillim të shek. XX;reflekton mbi rolin e rëndësinë e artit dhe gjuhën e tij specifike në periudha të ndryshme historike;zbulon:a. karakteristikat dhe domethënien e veprave të artit, idetë dhe gjuhënartistike të çdo periudhe; karakteristikat e veshjeve popullore shqiptare;b. teknikat artistike të përdorura në vepra të ndryshme të historisë së artit; c. rolin edukues dhe komunikues që luan arti.Mësimet 1-8 Njohuritë për realizimin e kompetencaveTematika3HISTORIA, ARTI DHE SHOQËRIAAftësitë për realizimin e kompetencave61
                                
   57   58   59   60   61   62   63   64   65   66   67