Page 7 - Demo
P. 7


                                    Në këtë tematikë, njohuritë mbi elementet e gjuhës pamore janë të një vështirësie më të lartë dhe mbështeten në njohuritë e përvetësuara më parë prej nxënësve. Në çdo temë mësimore propozohet rubrika “Vëzhgo dhe kujto” për të lidhur në mënyrë të natyrshme njohuritë e reja me të mëparshmet. Njohuritë e reja shoqërohen me imazhe të larmishme (vepra arti nga periudha të ndryshme, imazhe nga mjedisi që na rrethon etj.) që nxënësit të vëzhgojnë dhe të reflektojnë mbi to. Shembujt që shoqërojnë rubrikën e veprimtarisë janë ndërtuar në mënyrë të tillë që të nxitin aftësitë shprehëse dhe kapacitetin krijues të nxënësve. Ky rrugëtim përgjatë temave mundëson realizimin e tri kompetencave kryesore të kësaj tematike.Format figurative dhe abstrakteKontrasti i ngjyraveTekstura në skulpturë dhe arkitekturëVëllimi. Drita dhe hijaHapësira. Perspektiva këndore ose me dy pika ikjejeTheksi dhe qendra e interesitPortretiNxënësi:vëzhgon me vëmendje mjedisin që e rrethon dhe vepra të ndryshme të artit, për të perceptuar elementet e gjuhës pamore;reflekton mbi imazhet dhe përdorimin e elementeve të gjuhës pamore në to;zbulon mënyrat e larmishme të përdorimit dhe të kombinimeve të elementeve të gjuhës pamore në veprat e artit;përdor elementet e gjuhës pamore në krijim për një qëllim të caktuar. Mësimet 1-8 Njohuritë për realizimin e kompetencaveTematika1GJUHA DHE KOMUNIKIMIARTISTIKAftësitë për realizimin e kompetencave5
                                
   1   2   3   4   5   6   7   8   9   10   11