Page 10 - Demo
P. 10
CUP CP 8 201111.2C dynamics trolley light gates timer.ai81.2 Matja e shpejtësisë1. a) Kamera e shpejtësisë lokalizon një veturë. Largësia ndërmjet dy sinjalizuesve është 5,0 m.Vetura e përshkon këtë largësi për 0,2 s. Sa është shpejtësia e saj?b) Nëse shpejtësia e lejuar është deri në 22 m/s, a po lëviz vetura me shpejtësi më të madhe se ç’duhet? Pyetje dhe detyraPër të shmangur aksidentet rrugore, drejtuesit e mjeteve duhet t’u binden rregullave për kufizimin e shpejtësisë. Për të kontrolluar shpejtësinë e lëvizjes së automjeteve mund të përdoren kamerat e matjes së shpejtësisë. Ato vendosen në anë të rrugës dhe matin shpejtësinë e çdo automjeti që kalon para tyre. Çdo automjet që lëviz me shpejtësi tej normave, fotografohet nga kamera dhe identifikohet nga targa e tij. Një nga llojet e kamerave të shpejtësisë funksionon si më poshtë: • Në rrugë, përpara kamerës, vendosen dy breza sinjalizues, me një largësi të caktuar nga njëri-tjetri. • Kamera lokalizon automjetin, kur ai kalon mbi secilin prej brezave. Ajo është e pajisur me një kohëmatës, i cili mat kohën që i duhet automjetit për të përshkuar largësinë ndërmjet dy brezave. • Një minikompjuter llogarit shpejtësinë e tij sipas formulë së mësipërme. Kamera e shpejtësisë pikas çdo makinë që lëviz me shpejtësi tej normave të lejuara dhe e fotografon. Portat me dritëShpejtësia e një trupi në lëvizje mund të matet edhe në laboratorë. Për të matur këtë shpejtësi mund të përdoren portat me dritë, të cilat mund të luajnë të njëjtin rol sikurse kamerat e shpejtësisë që përdoren në rrugë. Në figurën djathtas tregohet një mënyrë për matjen e shpejtësisë së një karroce në lëvizje, me anë të dy portave me dritë.Kamera e shpejtësisë llogarit shpejtësinë e çdo makine që kalon para saj. Njëra nga portat me dritë vë në punë kohëmatësin dhe tjetra e ndalon atë.CUP CP 8 201111.2 speed camera car.aikohëmatëskohëmatës portë me dritë sinjalizuesi 1 10m sinjalizuesi 2 10,0m0,42sshpejtësia = = 24m/s1 Studimi i lëvizjesNëse automjeti lëviz më shpejt se ç’e parashikon norma, atëherë kamera e fotografon.

