Page 11 - Demo
P. 11
CUP CP 8 201111.2D dynamics trolley light gates timer.ai92. Largësia ndërmjet dy portave me dritë është 12,0 cm. Ndërmjet tyre kalon një karrocë dhe kohëmatësi tregon 0,60 s. Sa është shpejtësia e karrocës? Përfundimin nxirreni në cm/s.Pyetje dhe detyraVeprimtaria 1.2Përdorimi i portave me dritë• Portat me dritë mund të përdoren për të matur kohën që i duhet një trupi për të lëvizur ndërmjet dy pikave. • Kur njihet edhe largësia ndërmjet dy pikave, mund të llogaritet shpejtësia e lëvizjes së trupit.Përmbledhje Në këtë veprimtari do të mësoni më shumë rreth përdorimit të portave me dritë për matjen e shpejtësisë së trupave në lëvizje. • Mund të matni shpejtësinë me të cilën lëviz një karrocë ose një makinë lodër. • Mund të matni shpejtësinë e një trupi që bie.• Mund të mësoni se si matet shpejtësia e një trupi, duke përdorur një portë të vetme me dritë.1.2 Matja e shpejtësisëSecila nga portat me dritë është e pajisur me një rreze drite infra të kuqe (e padukshme). Kur një trup ndërpret rrezen e dritës, porta dërgon një sinjal elektrik në kohëmatësin elektronik. • Njëra nga portat me dritë lidhet me daljen START të kohëmatësit elektronik. • Porta tjetër me dritë lidhet me daljen STOP. Kur karroca ndërpret rrezen e parë (figura djathtas), kohëmatësi vihet në punë.Kur ajo ndërpret rrezen e dytë, kohëmatësi ndalon. karroca gati për të ndërprerë rrezen e dytëlargësia dalja STARTdalja STOP1 Studimi i lëvizjesNë këtë mënyrë, kohëmatësi tregon kohën që i duhet karrocës për të përshkuar largësinë ndërmjet dy portave. Kjo largësi matet lehtësisht dhe, më pas, mund të llogaritet shpejtësia mesatare e lëvizjes së karrocës:shpejtësia mesatare = largësikohëIntervalet e vogla të kohësMe anë të sistemit të portave me dritë, mund të maten intervale kohore shumë më të vogla se sekonda - për shembull, të qindëtat apo të mijëtat pjesë të sekondës. Për të matur intervale kohore të tilla, nuk mund të përdoret kronometri mekanik. Kjo sepse, nga çasti i fillimit të një ngjarjeje derisa shtypim kronometrin, kalon njëfarë kohe e shkurtër. Kjo quhet koha e reagimit dhe është koha që i duhet trurit për të perceptuar ngjarjen (për njeriun kjo kohë është afërsisht 0,25 s).Në vend të kohëmatësit, portat me dritë mund të lidhen me një kompjuter, i cili regjistron sinjalet e dhëna nga portat. Ndërkaq, edhe largësia ndërmjet portave regjistrohet paraprakisht në kompjuter. Me këto të dhëna, kompjuteri llogarit shpejtësinë e lëvizjes së një trupi dhe shfaq vlerën në ekran.

