Page 13 - Demo
P. 13
113. Një anije lundron me një shpejtësi mesatare prej 12 m/s. Sa kohë zgjat udhëtimi i saj ndërmjet dy porteve, të cilët ndodhen 600 km larg njëri-tjetrit?Pyetje dhe detyraVeprimtaria 1.3Përfundime të shpejta• shpejtësia = largësikohë • koha = largësishpejtësi• largësia = shpejtësi × kohëPërmbledhje Formuloni tri ushtrime, si ato të trajtuara në këtë temë. • Në njërin ushtrim, të kërkohet të llogaritet shpejtësia mesatare. • Në të dytin, të kërkohet të llogaritet largësia e përshkuar. • Në të tretin, të kërkohet të llogaritet koha që duhet për të përshkuar një largësi. Sigurohuni që t’i dini përgjigjet e ushtrimeve, por mos ua tregoni shokëve. Shkëmbeni ushtrimet tuaja me ato të njërit prej tyre dhe zgjidhni ushtrimet e njëri-tjetrit. A morët të njëjtin përfundim? 1.3 Llogaritja e shpejtësisë1 Studimi i lëvizjesNjë aeroplan pasagjerësh, sikurse ky në fotografi, mund të fluturojë me shpejtësi deri në 300 m/s.Koha e lëvizjesFormula e shpejtësisë mund të përdoret dhe për të gjetur kohën e lëvizjes së një trupi.Kjo formulë duhet përshtatur si më poshtë:koha e lëvizjes = largësia e përshkuar gjatë lëvizjesshpejtësia mesatareOse thjesht:koha = largësishpejtësiShembull:Një aeroplan fluturon me shpejtësi mesatare 250 m/s.Për sa kohë e përshkon ai largësinë ndërmjet dy aeroporteve, që ndodhen 750 km larg njëri-tjetrit?koha e lëvizjes = largësia e përshkuarshpejtësia mesatare = 750000m250m/s = 3000 sPra, aeroplanit do t’i duhen 3000 s ose 50 minuta për të përshkuar largësinë ndërmjet dy aeroporteve.

