Page 14 - Demo
P. 14
121.4 Lëvizja drejtvizore e njëtrajtshme 1. Një nxënës fotografon një tren, i cili lëviz me shpejtësi 40 m/s.Aparatit i duhet një kohë prej 0,01 s për të bërë fotografimin. Sa është largësia që përshkon treni gjatë kësaj kohe?2. Nga figura e mësipërme, gjeni shpejtësinë mesatare të motoçiklistit duke marrë largësi të ndryshme. Çfarë përfundimi nxirrni?Pyetje dhe detyraPyetje dhe detyra1 Studimi i lëvizjesTreni që shihni në figurë është në lëvizje. Kjo dallohet, ngaqë ai duket i turbullt, kurse bari duket qartë, sepse është në prehje.Për ta fotografuar qartë atë, aparatit fotografik i duhet një interval kohor (sado i vogël) për të realizuar fotografinë, mirëpo gjatë kësaj kohe treni lëviz. Një tren i fotografuar gjatë lëvizjes së tij me shpejtësi.Shpejtësia e pandryshueshme (konstante) Fotografia në të djathtë tregon një kukuvajkë duke fluturuar. Në fakt, aty është vetëm një kukuvajkë dhe jo pesë.Aparati fotografik ka bërë pesë shkrepje njëra pas tjetrës, në intervale kohe të barabarta.Nga figura dallohet qartë se kukuvajka po fluturon nga e majta në të djathtë. Nga ana tjetër, mund të thuhet se kukuvajka po fluturon me shpejtësi të pandryshueshme (konstante), sepse imazhet e saj janë të baraslarguara nga njëra-tjetra (vëreni kokën e kukuvajkës).Largësitë e barabarta na tregojnë se trupi lëviz në mënyrë të njëtrajtshme.Figura djathtas tregon një motoçiklist, i cili për çdo sekondë përshkon një largësi prej 8 m. Themi se motoçiklisti lëviz me shpejtësi konstante ose kryen lëvizje të njëtrajtshme. Një trup kryen lëvizje të njëtrajtshme, kur në intervale kohe të çfarëdoshme të barabarta, përshkon largësi të barabarta.Një kukuvajkë duke fluturuar me shpejtësi të pandryshueshme.Motoçiklisti për çdo sekondë përshkon të njëjtën largësi.8 m 8 m 8 m0.0 1.0 2.0 3.0

