Page 15 - Demo
P. 15


                                    133. Përfytyroni sikur jeni duke ecur ngadalë. Më pas, filloni dhe ecni më shpejt. Vizatoni grafikun e varësisë largësi-kohë për paraqitjen e kësaj lëvizjeje.Pyetje dhe detyra• Një trup kryen lëvizje të njëtrajtshme, kur në intervale kohe të çfarëdoshme të barabarta, përshkon largësi të barabarta.• Grafiku i varësisë së largësisë nga koha, për lëvizjen e njëtrajtshme, është një vijë e drejtë me pjerrësi në rritje. • Grafiku i varësisë së shpejtësisë nga koha, për lëvizjen e njëtrajtshme, është një vijë e drejtë, paralele me boshtin e kohës.Përmbledhje Veprimtaria 1.4Kohëshënuesi me shirit letrePjesa kryesore e një kohëshënuesi me shirit letre është një pajisje që vibron. Në shiritin prej letre bëhet regjistrimi, i cili na tregon mënyrën e lëvizjes së një trupi. Trupi që lëviz, tërheq pas vetes një shirit të gjatë letre. Pjesa vibruese shënon pika të vogla mbi shiritin e letrës, në intervale kohe të barabarta.Përdorni një kohëshënues për të regjistruar lëvizjen e disa trupave. Krijoni shiritat që tregojnë lëvizje të trupave me shpejtësi të pandryshueshme.1.4 Lëvizja e njëtrajtshme 1 Studimi i lëvizjesGrafikët e lëvizjes së njëtrajtshmeLëvizja e një trupi mund të tregohet edhe nëpërmjet grafikut të varësisë së largësisë nga koha ose grafikut të varësisë së shpejtësisë nga koha. Në boshtin e x-eve (horizontal) vendoset koha dhe në boshtin e y-eve (vertikal) vendoset largësia.Kur një trup lëviz me shpejtësi të pandryshueshme, grafiku i varësisë së largësisë nga koha do të jetë një vijë e drejtë që kalon nga origjina e boshteve (figura A). Kjo tregon se largësia e trupit nga pika e nisjes rritet me të njëjtin ritëm. Trupi përshkon largësi të barabarta në intervale kohe të barabarta.Në figurën B tregohen grafikët e varësisë largësi-kohë për dy vetura. Vetura e kuqe lëviz më shpejt se vetura blu. Vija e grafikut të saj është me pjerrësi më të madhe, sepse në çdo sekondë ajo përshkon një largësi më të madhe. Nëse në boshtin e x-eve vendoset koha dhe në boshtin e y-eve shpejtësia, përftohet grafiku i varësisë së shpejtësisë nga koha. Për lëvizjen e njëtrajtshme (me shpejtësi të pandryshueshme), grafiku është një vijë e drejtë, paralele me boshtin e kohës. Në figurën C jepen këta grafikë për lëvizjen e dy veturave, që tregohen dhe në figurën B. Grafikët largësi-kohë dhe shpejtësi-kohë për lëvizjen e njëtrajtshme.Z+AA)largësiakohaC)shpejtësiakohaB)largësiavetura e kuqevetura e kuqevetura bluvetura blukoha
                                
   9   10   11   12   13   14   15   16   17   18   19