Page 17 - Demo
P. 17
1 Studimi i lëvizjes 15Veprimtaria 1.5Grafikët e rrugëtimeve• Grafiku i varësisë largësi-kohë mund të përdoret për të gjetur largësinë, si dhe kohën e nevojshme për të përshkuar këtë largësi.Përmbledhje 1. Mina përshkon çdo ditë rrugën nga shtëpia deri në shkollë. Në vazhdim jepen disa të dhëna në lidhje me lëvizjen e saj. Me këto të dhëna ndërtoni një tabelë, që të tregojë largësitë e përshkuara prej saj në intervale kohore të ndryshme gjatë lëvizjes. Më pas, ndërtoni grafikun e varësisë largësi-kohë.Mina del nga shtëpia dhe ecën ngadalë. Pas 10 minutash, ajo ka përshkuar largësinë 1000 m. Në atë kohë, takon një shoqe, ndalet dhe bisedon me të për 4 minuta.Ajo mendon se mund të jetë bërë vonë. 2000 metrat e tjerë për në shkollë, ajo i përshkon me vrap duke mbërritur atje 30 minuta pasi kishte dalë nga shtëpia.2. Ndërtoni grafikun e varësisë largësi-kohë për një rrugëtim të ngjashëm me atë të Minës. Ai mund të jetë edhe një rrugëtim i kryer me makinë. Shkëmbejeni grafikun me atë të një shoku.Nisur nga grafiku i shokut, ndërtoni një tabelë të largësisë dhe kohës për udhëtimin. Bëni një përshkrim me fjalë për udhëtimin.1.5 Përdorimi i♪grafikut largësi-kohëPërdorimi i grafikëve largësi-kohëGrafiku largësi-kohë mund të përdoret për t’iu përgjigjur pyetjeve lidhur me lëvizjen e trupave. Në vazhdim jepet një shembull.Grafiku i mëposhtëm tregon varësinë largësi-kohë të lëvizjes së një vrapuesi gjatë një gare. largësia (m)koha (s)00 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 1420406080100Pyetja 1: Sa është largësia e përshkuar nga vrapuesi pas 10 s? Në boshtin e kohës, gjeni vlerën 10 s. Në këtë pikë hiqni një pingule me boshtin e kohës, derisa të presë vijën e grafikut, sikurse tregohet në figurë. Nisur nga kjo pikëprerje, vizatoni një vijë horizontale pingule me boshtin e largësisë. Përgjigjja është 80 m. Sa është shpejtësia e vrapuesit?Pyetja 2: Për sa kohë e përshkon vrapuesi largësinë 100 m? Në boshtin e largësisë gjeni 100 m. Hiqni një vijë pingule me këtë bosht, pra një vijë horizontale, derisa të presë vijën e grafikut, sikurse tregohet në figurë.Nisur nga kjo pikëprerje hiqni një vijë pingule me boshtin e kohës. Përgjigjja është 12,5 s.

