Page 18 - Demo
P. 18
16 1 Studimi i lëvizjes1.6 Lëvizja drejtvizore me shpejtësi të ndryshueshmeNë figurën përbri paraqitet një motoçiklist, shpejtësia e të cilit rritet me kalimin e kohës. Lëvizja e tij është e përshpejtuar. Një veturë, kur arrin pranë semaforit ku është ndezur e kuqja, zvogëlon Motoçiklisti e rrit shpejtësinë në mënyrë të njëtrajtshme.1 m/s 3 m/s 5 m/s 7 m/s1. Vrojtoni figurën e mësipërme. Sa ndryshon shpejtësia e motoçiklistit për çdo sekondë? A rritet ajo me të njëjtën vlerë?2. Një veturë e kuqe e ndryshon shpejtësinë nga 4 m/s në 16 m/s për 3 s, ndërsa një veturë blu e ndryshon shpejtësinë nga 5 m/s në 25 m/s për 4 s. Cila veturë e ka nxitimin mesatar më të madh?3. Një veturë lëviz në mënyrë të ngadalësuar. Shpejtësia e saj ndryshon nga 20 m/s në 5 m/s për 3 s. Sa është nxitimi mesatar i saj?Pyetje dhe detyraPyetje dhe detyrashpejtësinë. Lëvizja që kryen ajo është e ngadalësuar (shpejtësia zvogëlohet).Gjatë lëvizjes, një trup çfarëdo, mund ta rritë ose ta zvogëlojë shpejtësinë, e cila merr vlera të ndryshme. Nëse shpejtësia e tij, në intervale kohe të barabarta, ndryshon me të njëjtën madhësi, atëherë lëvizja e kryer nga trupi quhet njëtrajtësisht e ndryshueshme.Çfarë është nxitimi?Për të përcaktuar saktë lëvizjen me shpejtësi të ndryshueshme të një trupi përdoret një madhësi fizike, që quhet nxitim. Ai tregon ritmin e ndryshimit të shpejtësisë së trupit.Nxitimi i një trupi mund të llogaritet në këtë mënyrë:nxitimi mesatar = ndryshimi i shpejtësisëkoha që duhet për ndryshimin e shpejtësisëNë këtë rast duhet theksuar se bëhet fjalë për nxitim mesatar të trupit, sepse nxitimi i tij mund të ndryshojë nga çasti në çast. Nga mënyra e përcaktimit të nxitimit shihet se njësia e matjes së tij gjendet duke pjesëtuar njësinë e shpejtësisë (m/s) me njësinë e kohës (s), pra metër për sekondë në katror (m/s2).Një vrapuese, e ndryshon shpejtësinë e saj nga 1 m/s në 5 m/s për 2 s. Sa është nxitimi mesatar i saj?nxitimi mesatar = ndryshimi i shpejtësisëkoha që duhet për ndryshimin e shpejtësisë = 5 m/s - 1m/s2s = 2m/s2Veprimtaria 1.6Lëvizja me shpejtësi të ndryshueshme1. Filmoni rënien e një topi tenisi nga dritarja e katit të tretë të shkollës. Shikoni videon me shpejtësi të ngadalësuar. A përshkon të njëjtën largësi topi në intervale kohe të barabarta?2. Përsëritni veprimet, tashmë duke e hedhur topin nga poshtë-lart. 3. Bëni një diagram të këtyre lëvizjeve, duke paraqitur vendndodhjen e topit me anë të pikave.0.0 1.0 2.0 3.0

