Page 19 - Demo
P. 19
Pasagjeri lëviz përpara kur autobusi frenon.1 Studimi i lëvizjes 171.6 Lëvizja drejtvizore me shpejtësi të ndryshueshme1.6 Lëvizja me shpejtësi të ndryshueshme4. Si do të ishte grafiku i varësisë së largësisë nga koha, për trupin që kryen lëvizje njëtrajtësisht të ngadalësuar?Pyetje dhe detyraGrafikët e lëvizjes njëtrajtësisht të ndryshueshmeSikurse pamë te lëvizja e njëtrajtshme, edhe lëvizja me shpejtësi të ndryshueshme mund të tregohet nëpërmjet grafikut të varësisë së largësisë nga koha ose të grafikut të varësisë së shpejtësisë nga koha. Nëse një trup lëviz me nxitim të pandryshueshëm, grafiku i varësisë shpejtësi-kohë do të jetë një vijë e drejtë me pjerrësi në rritje (figura A). Kjo tregon se shpejtësia e trupit rritet me të njëjtin ritëm. Në figurën B paraqiten grafikët e varësisë shpejtësi-kohë për dy vetura. Vetura e kuqe e ka nxitimin më të madh se vetura blu, sepse në çdo interval kohor, shpejtësia e saj rritet më shumë. Në figurën C paraqitet grafiku i varësisë së largësisë nga koha për një trup, i cili lëviz me shpejtësi në rritje, me nxitim të pandryshueshëm. Ky grafik është një vijë e lakuar për lart.Inercia dhe ligji i parë i NjutonitPasagjerët në autobus lëvizin përpara nëse autobusi frenon. Një dukuri e kundërt ndodh kur autobusi bën nisje të menjëhershme. Pse ndodh kjo?Me anë të eksperimenteve të mirëmenduara, Galilei tregoi se: “Në mungesë të fërkimit, një sferë lëviz pafundësisht në mënyrë të njëtrajtshme, pa patur nevojë që mbi atë të veprojë ndonjë forcë.”Rreth njëqind vjet më vonë, Njutoni zhvilloi këtë ide dhe formuloi tri ligje për lëvizjen. Ligji i parë thotë: “Gjithë trupat kanë prirje të ruajnë gjendjen e prehjes apo lëvizjes drejtvizore të njëtrajtshme, derisa mbi ta nuk veprojnë forca të jashtme.”Rezistenca që shfaqin të gjithë trupat në natyrë, për të ruajtur gjendjen e prehjes ose të lëvizjes drejtvizore të njëtrajtshme quhet inerci.Grafikë të lëvizjes me shpejtësi njëtrajtësisht të ndryshueshme.A) B) C)• Nxitimi është një madhësi fizike që tregon ritmin e ndryshimit të shpejtësisë së një trupi. nxitimi mesatar = ndryshimi i shpejtësisëkoha që duhet për ndryshimin e shpejtësisë• Grafiku i varësisë së shpejtësisë nga koha, për lëvizjen e një trupi shpejtësia e të cilit rritet njëtrajtësisht, është një vijë e drejtë me pjerrësi në rritje.• Gjithë trupat kanë prirje të ruajnë gjendjen e prehjes apo lëvizjes drejtvizore të njëtrajtshme, derisa mbi ta nuk veprojnë forca të jashtme.Përmbledhje koha kohashpejtësiashpejtësialargësiavetura e kuqevetura blukoha

