Page 22 - Demo
P. 22


                                    20 2 Tingulli2.1 Burime të ndryshme tingulli1. Fortësia dhe lartësia janë dy karakteristika të rëndësishme të tingullit muzikor.a) Kur një muzikant luan më dobët një notë, cila nga karakteristikat e tingullit ka ndryshuar, fortësia apo lartësia?b) Kur një muzikant luan një notë më të ulët, cila nga karakteristikat e tingullit ka ndryshuar, fortësia apo lartësia?Pyetje dhe detyraNjë tingull mund të prodhohet duke bërë edhe veprime fare të thjeshta. Për shembull, mjafton të godasim një kuti metalike apo druri, t’i fryjmë një tubi ose të pickojmë një fije elastike.Tingujt krijohen edhe nga kordat tona zanore. Po të prekim butësisht me gishta fytin, ndërkohë që jemi duke folur ose duke kënduar, do të ndiejmë menjëherë vibrimet (lëkundje të shpeshta) e tij. Të gjithë tingujt prodhohen nga burime që vibrojnë apo dridhen (lëvizje para-mbrapa). Këto vibrime jo gjithnjë janë të dukshme. Për shembull, vibrimet e telave të kitarës dallohen fare qartë, por ato të ajrit brenda saksofonit është e pamundur të ndihen.Kur i fryjmë saksofonit, ajri brenda tij dridhet. Kur pickojmë telat e kitarës, ata dridhen. Fortësia dhe lartësia (toni)Instrumentet muzikore ndahen në tri lloje kryesore: instrumente me tela (tingulli i të cilave krijohet nga dridhja apo vibrimi i telave); instrumente frymore (tingulli i të cilave krijohet nga vibrimi i shtresave të ajrit kur fryjmë); instrumente me goditje (tingulli i të cilave krijohet nga vibrimi i pjesës që goditet).Me këto vegla, muzikantët janë në gjendje të krijojnë tinguj të larmishëm. Ata mund të krijojnë:• tinguj më të fortë ose më të dobët (të butë). Pra, ata mund të kontrollojnë fortësinë e tingullit;• nota më të larta ose më të ulëta. Pra, mund të ndryshojnë lartësinë e tingullit.Kjo do të thotë që muzikantët mund të ndryshojnë dy karakteristika të tingullit, fortësinë dhe lartësinë.Tamburi është instrument me goditje.Tamburisti mund ta godasë fort apo lehtë tamburin duke përftuar tinguj të fortë apo të dobët.
                                
   16   17   18   19   20   21   22   23   24   25   26