Page 23 - Demo
P. 23


                                    2 Tingulli 212. Përfytyroni një altoparlant që nxjerr një notë jo të fortë, por me një lartësi të ulët. Si do të ndryshojnë lëkundjet e tij nëse:a) lartësia e notës rritet?b) fortësia e notës rritet?Pyetje dhe detyraVeprimtaria 2.1Nota të forta dhe të dobëta, të larta dhe të ulëta• Tingujt prodhohen nga trupa që lëkunden. • Lëkundjet më të mëdha prodhojnë tinguj më të fortë.• Lëkundjet më të shpejta (më të shpeshta) prodhojnë tinguj më të lartë.Përmbledhje Në këtë veprimtari do të shikoni disa instrumente muzikore dhe se si ndryshojnë tingujt e prodhuar prej tyre. Nëse dini të luani një instrument muzikor, mund të kontribuoni më shumë në këtë veprimtari. Vrojtoni instrumente të ndryshme gjatë kohës që lëshojnë tinguj. Propozoni disa mënyra për të krijuar nota më të forta dhe më të larta, gjithnjë duke bërë disa prova rresht.Përfundimet e gjetura hidhini në një tabelë.2.1 Tinguj të ndryshëmMikrofonët dhe altoparlantëtMikrofoni shndërron energjinë që zotëron tingulli në sinjal elektrik. Tingulli bën që membrana e mikrofonit të lëvizë parambrapa duke lëvizur kështu edhe magnetin. Në bobinën që mbështjell magnetin, lind një sinjal elektrik që shkon drejt altoparlantit. Ky i fundit e shndërron këtë sinjal në tingull.Altoparlantët përdoren për të përftuar tinguj prej kompjuterëve, radiove dhe televizorëve. Ata janë të kundërt me mikrofonat, sepse shndërrojnë sinjalin elektrik në tingull.Pjesë e altoparlanti është edhe një kon prej letre, i cili dridhet apo vibron për të prodhuar tingujt që dëgjojmë.Për ta bërë të dukshme lëvizjen e konit të një altoparlanti, mbi të hedhim disa toptha të vegjël e të lehtë, të cilët kërcejnë lart e poshtë kur ai nxjerr tinguj. Kur tingujt janë më të fortë, kërcimi i topthave është më i dukshëm. Kur koni lëkundet me shpeshtësi më të madhe, nota që lëshon altoparlanti është më e lartë. (Me shpeshtësi më të madhe do të thotë shumë herë çdo sekondë.) Dridhjet e konit prej letre në një altoparlant mund të dallohen me anë të topthave të vegjël e të lehtë.Mikrofoni shndërron tingullin në një sinjal elektrik që shkon drejt altoparlantit.membranasinjal elektrikbobinë magnettingulli
                                
   17   18   19   20   21   22   23   24   25   26   27