Page 24 - Demo
P. 24
222.2 Vështrim i përgjithshëm mbi lëkundjet2 TingulliAmplituda dhe frekuenca e lëkundjeve Kur pickojmë telin e një kitare, ai lëkundet shumë shpejt, madje edhe qindra apo mijëra herë çdo sekondë. Kjo lëvizje e tij është tepër e shpejtë për t’u dalluar qartësisht. Lëkundjet e ngadalta mund të vrojtohen me eksperimentin e paraqitur në figurën e mëposhtme. Njëri skaj i vizores fiksohet në tryezë.Po të tërheqim skajin e lirë të vizores dhe më pas ta lëshojmë, ai lëkundet lart e poshtë. Lëkundja vihet re më mirë nëse në këtë skaj të vizores lidhet një trup (si në figurën djathtas). Skaji i vizores që lëkundet lart e poshtë pasi është tërhequr dhe është lëshuar.amplituda trupi i lidhur në skajin e lirëtë vizores Fazat e kryerjes së një lëkundjeje të plotë: nga pozicioni i prehjes trupi lëviz për lart, pastaj për poshtë, dhe më pas kthehet përsëri në pozicionin e tij të prehjes.Po të kryeni të njëjtin eksperiment me një vizore më të shkurtër, mund të prodhohet një tingull. Në figurë paraqitet amplituda e lëkundjeve. Ajo tregon largësinë më të madhe që arrin trupi që lëkundet, prej pozicionit të prehjes (pozicioni që ai kishte para fillimit të lëkundjes). Numri i lëkundjeve që kryen një trup për një sekondë quhet frekuencë e lëkundjeve. Njësia e matjes së frekuencës së lëkundjeve është herc (Hz). Nëse një trup lëkundet 20 herë çdo sekondë, themi që frekuenca e lëkundjeve të tij është 20 Hz. 1 herc = 1 Hz = 1 lëkundje në sekondëPër të gjetur frekuencën e lëkundjeve të një trupi, matet koha gjatë së cilës ai kryen një numër të madh lëkundjesh, për shembull 20 apo 50 lëkundje. Duke pjesëtuar këtë numër me kohën, gjendet sa lëkundje kryhen në 1 s.Në mënyrë të ngjashme bëhet matja e pulsit, sepse koha e një rrahjeje të vetme të zemrës nuk mund të matet me saktësi.Koha për 20 lëkundje= 25,0 s= 20= 0,80 Hz25,0Frekuenca12345Llogaritja e frekuencës së lëkundjes së një trupi.

