Page 25 - Demo
P. 25


                                    231. a) Nëse teli i një kitare lëkundet 250 herë në çdo sekondë, sa është frekuenca e lëkundjeve?b) Nëse membrana e një daulleje lëkundet me frekuencë 100 Hz, sa herë lëviz ajo lart e poshtë në çdo sekondë?2. Nëse një zog i rreh krahët lart e poshtë 50 herë në 20 s, sa është frekuenca e rrahjeve të tij?Pyetje dhe detyra Veprimtaria 2.2Studimi i lëkundjeve• Amplituda e lëkundjeve është largësia më e madhe që arrin trupi nga pozicioni i prehjes. • Frekuenca është numri i lëkundjeve që kryen trupi në një sekondë.• Njësia e matjes së frekuencës është herc (Hz).• Koha gjatë së cilës trupi kryen një lëkundje të plotë quhet periodë dhe matet në sekonda.Përmbledhje Në këtë veprimtari do të hulumtoni lëkundjet e një vizoreje, njëri skaj i së cilës është i fiksuar. Fillimisht, duhet të vendosni se si do të matni frekuencën e lëkundjeve të saj. Diskutoni në grup dhe më pas paraqitni idetë tuaja para shokëve të klasës. Së dyti, përcaktoni çështjen për të cilën do të hulumtoni. Përgatitni një plan dhe diskutojeni me mësuesin përpara se të filloni. • Si do të ndryshojë frekuenca e lëkundjeve, nëse ndryshoni gjatësinë e vizores, duke e zgjatur ose duke e shkurtuar atë? (Për ta bërë këtë, fiksojeni vizoren në vende të ndryshme, p.sh. më thellë ose më cekët tryezës.)• Si do të ndryshojë frekuenca e lëkundjeve, sikur vizorja të lëkundet lart e poshtë me një amplitudë më të madhe?• Si do të ndryshojë frekuenca e lëkundjeve, nëse ndryshon masa e trupit të lidhur në skajin tjetër të vizores?Mund të bëni hulumtime edhe rreth pyetjeve që mund t’ju lindin gjatë veprimtarisë. Përpara se të realizoni hulumtimin, bëni një parashikim se në çfarë përfundimi do të arrini. Argumentoni parashikimin tuaj.Në këtë veprimtari, në vend të vizores mund të përdoret një lavjerrës apo lodër që lëkundet.2.2 Vështrim i përgjithshëm mbi lëkundjet2 TingulliHSh
                                
   19   20   21   22   23   24   25   26   27   28   29