Page 26 - Demo
P. 26
242.3 Përhapja e tingullit2. Shpjegoni nëpërmjet këtij eksperimenti se drita mund të përhapet përmes vakuumit. (A është e dukshme lëvizja e çekiçit?)3. Ne arrijmë ta shohim Diellin, por nuk mund të dëgjojmë se çfarë ndodh atje. Shpjegoni këto dy konstatime.1. Përpiquni të tregoni si përhapet tingulli përmes ujit.Pyetje dhe detyra Pyetje dhe detyra2 TingulliKur një instrumentist luan në një vegël muzikore, tingujt përhapen në të gjitha drejtimet. Çdokush që gjendet në afërsi, mund të dëgjojë tingujt që lëshon kjo vegël. Kjo tregon që tingujt përhapen përmes ajrit. Tingujt përhapen edhe përmes lëndës së ngurtë, si dhe përmes lëngjeve. Për shembull, po të vendosim veshin mbi tavolinë dhe dikush godet mbi të, atëherë do të dëgjojmë fare qartë tingullin e goditjes. Tingulli që krijohet nga goditja e tavolinës përhapet përmes drurit.Tingulli dhe vakuumi Për të provuar nëse tingulli mund të përhapet ose jo në vakuum (një hapësirë boshe, ku mungon ajri), bëhen eksperimente të ndryshme, të ngjashme me atë të figurës djathtas. Brenda një kambane qelqi varet një zile elektrike. Fillimisht, vajza e dëgjon tingëllimën e saj. Më pas, me anë të një pompe thithëse, hiqet ajri brenda kambanës duke krijuar vakuum (boshllëk). Tani, vajza nuk mund ta dëgjojë më tingëllimën e ziles, ndërkohë që arrin ta shohë atë duke rënë.Kjo tregon se tingulli i nevojitet një mjedis lëndor për t’u përhapur. Ky mjedis mund të jetë i ngurtë, i lëngët apo i gaztë. Tingulli nuk mund të përhapet në vakuum. A mund të përhapet tingulli në vakuum?kambanë qelqi lidhet me pompënZ+AZ+APërhapja e tingullit Tashmë e dimë që ajri përbëhet prej grimcash të vogla, që quhen molekula. Përhapjen e tingullit mund ta shpjegojmë duke pasur parasysh këto grimca.Kur një altoparlant prodhon një tingull, koni i tij prej letre dridhet (lëkundet) para-mbrapa. Ai ngacmon (shtyn) molekulat e ajrit që ndodhen pranë tij, duke bërë që ato të lëvizin para-mbrapa me të njëjtën frekuencë. Këto molekula shtyjnë shtresën e molekulave pranë e kështu me radhë. Në këtë mënyrë lëkundja pasohet nga një molekulë te fqinja e saj. Molekulat vetëm lëkunden nga njëra anë në tjetrën, por nuk zhvendosen. Molekulat e ajrit nuk përshkojnë gjithë largësinë nga altoparlanti te veshët Lëkundjet e altoparlantit krijojnë një valë zanore në ajër.

