Page 27 - Demo
P. 27


                                    25Veprimtaria 2.3Valët zanore• Tingullit i nevojitet një mjedis lëndor për t’u përhapur. Tingulli nuk mund të përhapet në vakuum. • Tingulli përhapet kur grimcat e mjedisit shtyjnë njëra-tjetrën, para-mbrapa. Kjo quhet valë zanore.Përmbledhje Përpiquni të kryeni disa eksperimente të thjeshta, të cilat tregojnë se si përhapet vala zanore. • Vrojtoni lëvizjen e flakës së një qiriri të vendosur përballë një altoparlanti (figura a).• Përdorni një sustë të gjatë për të treguar se si përhapet një lëkundje.• Provoni nëse vala zanore mund të pasqyrohet nga një sipërfaqe e ashpër. • Matni kohën që i duhet tingullit për të përshkuar një largësi të caktuar dhe gjeni shpejtësinë e përhapjes së tij (figura b). 2.3 Përhapja e tingullit2 Tingullilargësia e maturshkrepje pistoletekronometri fillon me shkrepjen e pistoletëskoha e maturlëvizja e flakësa. b.Valë gjatësore (a) dhe valë tërthore (b)tanë. Tingulli dëgjohet, sepse lëkundjet e konit të altorparlantit transmetohen nëpërmjet molekulave të ajrit. Kjo quhet valë zanore.Në përgjithësi, valë quhet procesi i përhapjes së një ngacmimi në hapësirë. Vala zanore lidhet me përhapjen e ngacmimit në një mjedis lëndor të caktuar. Ngjeshja dhe rrallimi i molekulave të ajrit te vala zanore ngjan me ngjeshjen dhe rrallimin e spiraleve të sustës në figurën gjatësia e valësa.b. amplitudapërbri, kur dora lëviz para mbrapa. Vala zanore, sikurse edhe vala e përhapur në sustë, është valë gjatësore (figura a), sepse drejtimi i përhapjes është i njëjtë me drejtimin e lëkundjes së grimcave të mjedisit.Kur skajin e një litari e lëvizim lart e poshtë, ngacmimi përhapet në drejtimin pingul (figura b), prandaj dhe vala quhet tërthore.Vala karakterizohet nga frekuenca, amplituda dhe gjatësia e valës.Amplituda shpreh zhvendosjen maksimale të grimcave nga pozicioni i ekuilibrit, kurse gjatësia e valës shpreh largësinë që përshkon ajo gjatë një lëkundjeje të plotë.
                                
   21   22   23   24   25   26   27   28   29   30   31