Page 28 - Demo
P. 28
262.4 Paraqitja e tingujve në ekran1. Renditni disa profesione, në të cilat përdoret mikrofoni dhe tregoni çfarë funksioni kryen ai.2. Vizatoni një skicë për të treguar se çfarë nënkuptoni me amplitudë të një gjurme në ekranin e një oshiloskopi.Pyetje dhe detyraPyetje dhe detyra2 TingulliVala zanore është një lëkundje që përhapet përmes ajrit ose përmes një mjedisi tjetër lëndor. Ajo nuk mund të shihet me sy të lirë. Megjithatë, ekzistojnë mënyra të ndryshme për detektimin e valëve zanore. Kjo mund të bëhet, për shembull, nëpërmjet një mikrofoni. Ai i shndërron valët zanore në lëkundje elektrike.Gjurma e një tingulli Po të lidhni një mikrofon me një oshiloskop, në ekranin e këtij të fundit do të shikoni një vijë herë të drejtë, herë të valëzuar, e cila përfaqëson figurën e një vale zanore ose një tingulli. Kjo vijë quhet gjurmë. Mikrofoni i lidhur me oshiloskopinQetësiTingull i dobëtTingull i fortëAmplituda të ndryshmeForma e gjurmës në ekranin e oshiloskopit ndryshon sipas llojit të tingullit. Kjo ilustrohet me figurat djathtas.• Kur nuk ka tingull (është qetësi), gjurma është një vijë e drejtë, e shtrirë. Molekulat e ajrit nuk dridhen.• Kur tingulli është i dobët, gjurma shkon paksa lart e poshtë, në formën e një vale, dhe amplituda është e vogël.• Kur tingulli është i fortë, gjurma është përsëri në formën e një vale, porulje-ngritjet e saj janë shumë më të theksuara. Kjo do të thotë se amplituda e valës zanore është më e madhe. Mos harroni, amplituda matet nga mesi i gjurmës në pikën më të lartë (ose më të ulët) të saj.Z+AFrekuenca të ndryshmeTingujt dallohen nga njëri-tjetri edhe për nga lartësia, njëri mund të jetë më i lartë dhe tjetri më i ulët. Dy gjurmët që paraqiten në faqen pasuese tregojnë një tingull me lartësi të madhe dhe një tjetër me lartësi të vogël.

