Page 29 - Demo
P. 29


                                    273. Vizatoni krah për krah dy gjurmë oshiloskopi, për të treguar: a) një tingull të dobët dhe të ulët;b) një tingull të fortë dhe të lartë.Pyetje dhe detyraVeprimtaria 2.4Paraqitja e valëve zanore në ekran• Oshiloskopi përdoret për të treguar gjurmët që paraqesin valët zanore. • Tingujt më të fortë janë valë me amplitudë më të madhe.• Tingujt më të lartë janë valë më të ngjeshura me njëra-tjetrën, pra me frekuencë më të madhe.Përmbledhje Mësuesi do t’ju tregojë një mikrofon të lidhur me një oshiloskop. Detyra juaj është të parashikoni:• çfarë do të dëgjoni;• çfarë do të shikoni në ekran;kur provoni si më poshtë: 1. një tingull i dobët bëhet më i fortë dhe përsëri bëhet i dobët;2. frekuenca e një tingulli rritet dhe më pas zvogëlohet;3. mikrofoni afrohet dhe më pas largohet përsëri nga altoparlanti;4. dikë që luan një notë në një instrument muzikor.2.4 Paraqitja e tingujve në ekran2 TingulliTimbri apo ngjyra është një tjetër karakteristikë e tingullit. Nga timbri dallohet lehtësisht kur e njëjta melodi luhet nga një flaut, piano apo kitarë. Kjo është e mundur, sepse burimet lëkunden në mënyra të ndryshme, pavarësisht se mund të lëshojnë tinguj me fortësi dhe lartësi të njëjtë. Çdo burim lëshon një lëkundje bazë dhe disa lëkundje të vogla, të quajtura harmonika, të cilat ndryshojnë formën e përgjithshme të valës. Nota LA e diapazonit ndryshon në varësi të instrumentit që e lëshon (për shembull violina apo flauti). HSh• Dallohet qartë se, kur tingulli është i lartë, valët e gjurmës janë më afër njëra-tjetrës. Kjo ndodh, sepse frekuenca e tingullit është më e lartë. Molekulat e ajrit dridhen më shpesh gjatë një sekonde. • Për një tingull me lartësi të vogël (tingull i ulët), valët e gjurmës janë më të hapura. Ato nuk shkojnë lart e poshtë kaq shpesh, sepse tingulli ka frekuencë më të ulët. Tingull i lartëTingull i ulët
                                
   23   24   25   26   27   28   29   30   31   32   33