Page 30 - Demo
P. 30
282.5 Dëgjimi1. Renditni fjalët e mëposhtme sipas mënyrës që përcillen lëkundjet e valëve zanore që nga veshi deri në tru.kërmilli tri eshtra të vogla nervatkanali i veshit daullja e veshit truriPyetje dhe detyraVeprimtaria 2.5Kontrolli i dëgjimitMësuesi do të përdorë një gjenerator sinjalesh për të prodhuar tinguj me frekuenca të ndryshme.Përcaktoni cila është frekuenca më e lartë dhe më e ulët që dëgjoni.2 TingulliDimë që valët zanore janë lëkundje, që përhapen përmes ajrit dhe mjediseve të tjera lëndore, por si arrijmë t’i dëgjojmë këto valë?Veshi është “detektor” i tingujve. Ai është i ndërtuar në mënyrë të tillë që të kapë çdo valë zanore. Vëzhgoni ndërtimin e veshit në figurën përbri. • Lëkundjet kalojnë përmes kanalit të veshit. • Ajri që dridhet “godet” mbi daullen e veshit, kështu që edhe ajo fillon të dridhet. • Daullja shtyn tri eshtra të vogla, duke bërë që dhe ato të dridhen. • Eshtra më e vogël i përcjell lëkundjet drejt kërmillit, i cili është një tub i përdredhur i mbushur me lëng. • Lëkundjet përhapen përmes lëngut, duke ngacmuar qelizat nervore brenda kërmillit. Këto qeliza, dërgojnë sinjale elektrike në tru me anë të nervave, duke bërë të mundur perceptimin e tingullit.Mprehtësia e dëgjimitNjeriu në moshë të re ka dëgjim të mprehtë. Të rinjtë mund të dëgjojnë edhe tinguj shumë të dobët, por mund të kapin edhe tinguj me lartësi shumë të madhe.Me kalimin e moshës, njeriu e humbet gradualisht aftësinë për të dëgjuar pikërisht tingujt e dobët dhe ata me lartësi të madhe.Për të përcaktuar lartësinë më të madhe të tingullit që mund të arrijmë të dëgjojmë, përdoret një gjenerator sinjalesh dhe një altoparlant.Gjeneratori i sinjaleve mund të prodhojë tinguj me frekuenca të ndryshme.Ndërtimi i veshit të njeriutdaullja e veshitkanali i veshittri eshtra të voglanervakërmilli

