Page 31 - Demo
P. 31


                                    293. Përmendni disa profesione, ku punonjësit detyrimisht përballen me mjedise të zhurmshme. 2. Cila nga frekuencat e mëposhtme pritet që të dëgjohet nga një person në moshë të re?500 Hz, 6 000 Hz, 25 000 Hz, 15 Hz, 15 000 HzPyetje dhe detyraPyetje dhe detyra• Veshët tanë shndërrojnë valët zanore në sinjale nervore, të cilat shkojnë në tru.• Të rinjtë zakonisht mund të dëgjojnë tinguj frekuenca e të cilëve shtrihet ndërmjet 20 Hz dhe 20 000 Hz. • Tingujt e fortë mund të dëmtojnë dëgjimin.Përmbledhje 2.5 Dëgjimi2 TingulliZ+AMbani volumin të ulët, në të kundërt mund të dëmtoni dëgjimin.Sharra elektrike bën shumë zhurmë, prandaj punëtorët përdorin mbrojtëse veshësh.ZhurmatNë jetën e përditshme, ndeshim shumë tinguj të bezdisshëm, që nuk duam t’i dëgjojmë. Këta tinguj të padëshiruar quhen zhurma.Tingujt e lartë mund të dëmtojnë veshët. Dëgjimi i muzikës me kufje mund të jetë i dëmshëm nëse volumi është tepër i lartë.Shpeshherë, për të mbrojtur punëtorët që punojnë në mjedise me zhurmë, hartohen ligje të veçanta. Në mënyrë që të mos shurdhohen, punëtorët duhet të mbajnë në veshë mbrojtëse nga zhurmat.Lakuriqi i natës mund të përcaktojë largësinë e vet prej objekteve duke dëgjuar ultratingujt e pasqyruar. Imazhi i një fetusi, përftuar nëpërmjet ultratingujve.Kufijtë e dëgjimit Shumica e njerëzve nuk mund të dëgjojë tinguj me frekuencë më të vogël se 20 Hz dhe më të madhe se 20 000 Hz. Këta kufij janë për të rinjtë (ata nën moshën 20 vjeç).Me rritjen në moshë, humbet edhe dëgjimi. Rreth të 50-ve, njeriu nuk mund të dëgjojë tinguj me frekuencë mbi 15 000 Hz. Tingujt me frekuencë mbi 20 000 Hz janë tej kufijve të dëgjimit të njeriut, prandaj dhe quhen ultratinguj. Vetëm kafshët arrijnë t’i dëgjojnë ultratingujt me veshë të lirë.Për shembull, lakuriqët e natës përdorin ultratinguj për t’u orientuar në mjedisin përreth. Ata lëshojnë sinjale me frekuencë të lartë dhe dëgjojnë valët e pasqyruara prej objekteve.Në përgjithësi, kur vala zanore godet sipërfaqen e një pengese të madhe, ajo pasqyrohet. Nëse vala zanore e pasqyruar na vjen e dallueshme në veshët tanë përftohet jehona.Jehona me ultratinguj (eko) përdoret në mjekësi, gjueti peshqish, studimin e fundit të detit etj.
                                
   25   26   27   28   29   30   31   32   33   34   35