Page 32 - Demo
P. 32


                                     Kreu 2 Ushtrime përmbledhëse30 2 Tingulli2.1 Tregoni cila nga thëniet e mëposhtme është e vërtetë apo e gabuar.a) Tingujt prodhohen nga burime, të cilat dridhen (lëkunden). V G [1]b) Tingujt mbarten nga ajri, i cili lëviz nga burimi te veshët tanë. V G [1]c) Frekuenca e një burimi është sa numri i lëkundjeve në çdo sekondë. V G [1]d) Një tingull me frekuencë më të lartë është më i fortë se një tingull me frekuencë më të ulët. V G [1]e) Tingulli përhapet në trupat e ngurtë, në lëngje dhe në gaze. V G [1]f) Tingulli përhapet në boshllëk. V G [1]g) Valët zanore, duke përshkuar kanalin e veshit shtyjnë kërmillin. V G [1]2.2 Altoparlanti A dridhet 200 herë në sekondë, ndërsa altoparlanti B 400 herë në sekondë. a) Sa është frekuenca e tingullit të prodhuar nga secili prej altoparlantëve?Jepni vlerën dhe njësinë. [2]b) Cili prej altoparlantëve prodhon notë me lartësi më të vogël? [1]c) Një vizore dridhet 70 herë në 20 sekonda. Sa është frekuenca e dridhjeve të saj? [3]2.3 Figura e mëposhtme tregon gjurmën e një vale zanore në ekranin e një oshiloskopi. Kopjoni gjurmën në fletore.a) Shënoni amplitudën e valës. [1]b) Ndërtoni një gjurmë të dytë për të treguar një valë, e cila ka të njëjtën amplitudë me të parën, por frekuencë më të madhe. [2]
                                
   26   27   28   29   30   31   32   33   34   35   36