Page 33 - Demo
P. 33
Kreu 2 Ushtrime përmbledhëse2 Tingulli 312.4 Gjurma e mëposhtme paraqet një valë zanore, e cila ndryshon vazhdimisht. 2.5 Veshi i njeriut është i aftë të dallojë dy tinguj të ndarë nga një interval prej 0,1 s. Meqenëse shpejtësia e zërit është rreth 340 m/s atëherë për 0,1 s zëri përshkon rreth 34 m. Kur pengesa ndodhet rreth 17 m larg burimit, tingulli i pasqyruar dëgjohet i ndarë nga tingulli i lëshuar, pra përftohet jehona. Ajo ndeshet në salla të mëdha bosh, në lugina, shpella etj. Nëse pengesa ndodhet në një largësi më të vogël prej burimit, ndodh dukuria e kumbimit (tingulli përforcohet dhe i humbet qartësia). Një djalë thërret nga maja e një shkëmbi të lartë. Përballë tij, në largësinë rreth 100 m ndodhet faqja e një mali. Pas sa sekondash e dëgjon ai jehonën e zërit të tij? [2]Duke numëruar kutitë në figurë, tregoni:a) nëse frekuenca e valës po rritet, po zvogëlohet apo nuk ndryshon. [1]b) nëse lartësia e tingullit po rritet, po zvogëlohet apo nuk ndryshon. [1]c) nëse fortësia e valës zanore po rritet, po zvogëlohet apo nuk ndryshon. [2]

