Page 34 - Demo
P. 34


                                    32 3 Drita3.1 Drita dhe përhapja e saj1. Jepni katër shembuj trupash që janë burime drite.2. Përfytyroni sikur po lexoni një libër. Pranë është një llambë që ju ndihmon për të parë më mirë. Vizatoni një skicë për të treguar se si ju ndihmon drita e llambës për të lexuar librin.3. Tashmë keni mësuar se Hënën dhe planetët i shohim për shkak të dritës që pasqyrojnë.a) Cili është burimi i kësaj drite?b) Hëna është trup ndriçues apo jondriçues?c) Vizatoni një skicë për të treguar që një njeri në Tokë e shikon Hënën për shkak të dritës që pasqyron ajo.Pyetje dhe detyra Drita është shumë e rëndësishme për ne. Gjithë trupat apo sendet i shohim falë dritës që vjen prej tyre dhe depërton në sytë tanë.Të parit është një nga shqisat tona më të rëndësishme. Me anë të saj hulumtojmë botën që na rrethon. Por, çfarë është drita? Drita është një formë e transferimit të energjisë. Një foshnje duke kryer një kontroll sysh. Ndriçues dhe jondriçuesTrupat që prodhojnë vetë dritë të dukshme quhen burime drite. Për shembull, trupa të nxehtë si zjarri apo Dielli janë burime drite. Edhe llamba është burim drite, sepse ajo ka një filament, i cili nxehet dhe lëshon dritë. Por ka edhe burime drite që nuk nxehen, si për shembull, ekrani i një kompjuteri.Një trup që është burim drite quhet ndriçues. Një trup që nuk ka dritë të vetën quhet jondriçues. Trupat jondriçues i shohim, sepse ata pasqyrojnë drejt syve tanë dritën që marrin nga një burim.Për shembull, kolltuku në figurë është një trup jondriçues. Por vajza mund ta shohë atë, sepse drita që lëshon llamba bie mbi kolltukun dhe ky i fundit e pasqyron atë drejt nesh. Siç e shihni, drita që vjen prej llambës përhapet në vijë të drejtë. Përhapja e dritësShikoni fotografinë përbri, ku rrezet e Diellit mbrapa reve na tregojnë se si përhapet drita. Sikurse mund ta dalloni, rrezet e tij përhapen në vija të drejta. Kjo tregon se vetë drita përhapet në vijë të drejtë.Ndryshe nga tingulli, dritës nuk i duhet mjedis lëndor për t’u përhapur, pra përhapet edhe në vakuum. Dielli është fshehur mbrapa reve, por ne mund të shikojmë rrezet e tij.Z+APër ta parë një trup jondriçues nevojitet një burim drite.
                                
   28   29   30   31   32   33   34   35   36   37   38