Page 35 - Demo
P. 35


                                    3 Drita 334. Shikoni përsëri fotografinë. Diellin nuk mund ta shikoni, por mund të gjeni lehtësisht se ku gjendet në qiell. Bëni një skicë dhe shpjegoni se si mund të gjeni pozicionin e Diellit duke përdorur një vizore.Pyetje dhe detyraVeprimtaria 3.1Drita përhapet në vijë të drejtë• Drita përhapet në vijë të drejtë. • Trupat ndriçues i shohim, sepse janë burime drite.• Trupat jondriçues i shohim, sepse pasqyrojnë dritë drejt syve tanë.Përmbledhje 3.1 Drita dhe përhapja e sajZ+Anjë vrimë të vogël. Tërhiqni spangon e futur në vrima dhe do të vëreni se ajo tendoset. Kështu, të tria vrimat do të jenë të renditura sipas një vije të drejtë. Po të vështroni përmes vrimave, do të shikoni flakën e qiririt. Drita që lëshon flaka kalon përmes tri vrimave njëra pas tjetrës. Bëni një parashikim: çfarë do të ndodhë, po të lëvizni anash njërin prej kartonëve?A ka rëndësi se cilin prej kartonëve lëvizni? Provoni parashikimet tuaja.Për të vërtetuar se drita përhapet në vijë të drejtë, kryeni eksperimentin e mëposhtëm. Secili nga tre kartonët e paraqitur në figurë ka nga syri kartonë me vrimëspangoflaka e qiriritLënda dhe dritaKur drita bie mbi një trup, në varësi të lëndës përbërëse të tij, mund të ndodhin dukuri të ndryshme. • Drita mund ta përshkojë trupin. Në këtë rast thuhet se drita tejçohet dhe lënda quhet e tejdukshme(transparente).• Drita mund të përthithet nga trupi (i cili ngrohet paksa). Në këtë rast, lënda është jo e tejdukshme(opake).• Drita mund të kthehet nga trupi, pra ajo pasqyrohet. Trupi quhet pasqyrues.Ndonjëherë, mund të ndodhin dy nga këto dukuri ose dhe të tria njëherësh. Për shembull, xhami e tejçon dritën, por edhe mund ta pasqyrojë një pjesë të saj.Metali është i ndritshëm dhe e pasqyron dritën.Plastika e zezë është jo e tejdukshme dhe e përthith dritën.Xhami i përparmë i makinës është i tejdukshëm.
                                
   29   30   31   32   33   34   35   36   37   38   39