Page 36 - Demo
P. 36
343.2 Formimi i hijes dhe i shëmbëllimeve1. Lapsi formon hije. Tregoni nëse lapsi është transparent apo jotransparent.2. Një trup i ndritshëm e pasqyron dritën. A formohet hije nga një trup i ndritshëm, kur drita bie mbi të? Shpjegoni përgjigjen.3. Shpjegoni pse vizatojmë vija të drejta për të treguar rrezet e dritës.4. Shikoni përsëri figurën me pemën dhe hijen e saj. Gjatë ditës, Dielli lëviz në qiell dhe pas disa orëve do të ndriçojë nga këndi djathtas-lart pemës. Vizatoni sërish figurën, me rrezet e Diellit që vijnë nga kjo anë dhe gjeni se ku do të jetë hija e pemës.Pyetje dhe detyra Pyetje dhe detyra 3 DritaRrezet e dritësPër të nënkuptuar dritën, shpesh heqim vija të drejta, që tregojnë gjurmët e rrezeve të saj. Për të parë se ku do të bjerë hija e pemës, na duhet të vizatojmë shumë rreze drite, të cilat vijnë nga Dielli. Më pas, shohim se cilat rreze pengohen nga pema. Kjo na tregon se ku do të jetë hija e pemës. Pema i pengon rrezet e Diellit.Z+ADitëve me diell të nxehtë, njerëzit kërkojnë vende ku rrezet e tij të forta të mos i arrijnë. Prandaj, parapëlqejnë të qëndrojnë në hije. Formimi i hijesHija formohet kur një trup jo i tejdukshëm pengon kalimin e rrezeve që vijnë prej një burimi drite dhe bien mbi të.Pjesa e rrezeve të dritës që nuk pengohet prej trupit vazhdon të përhapet në vijë të drejtë. Këto rreze nuk mund të përkulen rreth anëve të trupit.Në zonën ku gjendet hija arrin më pak dritë, prandaj është më e errët.Shihni figurën përkrah për të kuptuar krijimin e hijes. Një laps vendoset përballë një ekrani të bardhë. Kur drita e elektrikut të dorës bie mbi lapsin, në ekran shfaqet hija e tij. Këta fëmijë po ecin në park. Në tokë dallohen hijet e tyre dhe të pemëve.Meqenëse drita përhapet në vija të drejta, ajo nuk mund të përkulet rreth lapsit.Hija e një trupi mund të jetë me anë të mprehta ose të shformuara. Kjo varet nga lloji i burimit të dritës. Nëse burimi është i madh, anës hijes formohet gjysmëhija.

