Page 37 - Demo
P. 37
35Veprimtaria 3.2Hije të mëdha dhe të voglaVeprimtaria 3.3Dhoma e errët• Rrezja e dritës është një vijë e drejtë, e cila tregon gjurmën e dritës.• Hija formohet kur një trup jo i tejdukshëm pengon dritën.Përmbledhje Meqenëse Dielli lëviz përmes qiellit, edhe hijet ndryshojnë gjatë ditës. Ato ndryshojnë drejtimin dhe madhësinë.Pse hijet e bishtave të kafshëve në figurë duken më të gjatë se ç’janë?Shpjegoni pse madhësia e hijeve ndryshon, në varësi të pozicionit të Diellit në qiell. Më poshtë keni mjetet që mund të përdorni për të hulumtuar këtë dukuri:një kukull ose lodër pelushi, burim drite, vizore, laps, raportor, letër të bardhë.Ndërtoni skicat e duhura për çdo rast. Hulumtimet dhe idetë tuaja mund t’i demonstroni para klasës. Ndërtoni një kuti kartoni si në figurë. Në njërën faqe të saj hapni një vrimë. Faqja përballë mundësisht të jetë me letër kalk (gjysmë e tejdukshme). Në këtë faqe përftohet shëmbëllimi i trupit të ndodhur përballë vrimës, i cili është i përmbysur dhe i zvogëluar.Studioni shëmbëllimin e përftuar (madhësinë, qartësinë dhe pozicionin) duke ndryshuar pozicionin e trupit ose të faqes gjysmë të tejdukshme. (Kjo mund të bëhet e lëvizshme duke futur dy kuti brenda njëra-tjetrës si kutia e shkrepëses.)3.2 Formimi i hijes dhe i shëmbëllimeve3 DritaAparati fotografik dhe syriPërhapja e dritës në vijë të drejtë mundëson përftimin e shëmbëllimeve (imazheve). Shëmbëllimet krijohen nga rrezet e dritës të ardhura në sy jo drejtpërdrejt nga trupi i ndriçuar, por pasi kalojnë në një pajisje optike. Nëse shëmbëllimin mund ta shohim në një ekran (mur), atëherë ai quhet shëmbëllim real. Shëmbëllimi mund të jetë i zmadhuar ose i zvogëluar, i drejtë ose i përmbysur. HShHSh trupikutiae errëtshëmbëllimiFunksionimi i dhomës së errët.Syri punon si një aparat fotografik. Drita e pasqyruar prej një trupi futet në sy përmes bebes së syrit, pasi është fokusuar fillimisht nga kornea. Më pas ajo kalon te kristalthi ose e quajtur ndryshe, lentja e syrit. Shëmbëllimi formohet në retinë, e cila është e përbërë prej qelizash të ndjeshme nga drita. Këto qeliza e shndërrojnë dritën në sinjale që shkojnë në tru nëpërmjet nervit optik. Ndërtimi dhe funksionimi i syrit.Dhoma e errët është një aparat i thjeshtë fotografik. Në aparatet e vjetra përdorej një film fotografik për kapjen e shëmbëllimit, ndërsa në ata modernë përdoren pajisje elektronike, të cilat e ruajnë shëmbëllimin në kompjuter. kornearetinanervi optik lentjabebja e syritrrezet e dritës

