Page 38 - Demo
P. 38


                                    363.3 Pasqyrimi i dritës3 DritaKur shihemi në pasqyrë, shikojmë një pasqyrim të qartë të vetvetes. Figura që shohim aty quhet shëmbëllim (imazh).Kthimi i dritësPasqyrat e kthejnë dritën. Edhe letra e bardhë po ashtu. Por pse në pasqyrë shikojmë një shëmbëllim të qartë, kurse në fletën e bardhë jo?Fleta e letrës ka një sipërfaqe të ashpër. Kur rrezet e dritës bien mbi të, për shkak të ashpërsisë së saj, ato shpërndahen në të gjitha drejtimet. Sipërfaqja e pasqyrës është shumë e lëmuar, prandaj ajo i kthen mbrapsht rrezet e dritës pa u shpërhapur. Pasqyra jep një imazh të qartë të çfarëdolloj gjëje që ndodhet përballë saj.Parashikimi i rrugës së dritësPo të lëshojmë një rreze drite mbi një pasqyrë, kjo e fundit do ta pasqyrojë rrezen. Për të parë drejtimin që do të marrë rrezja e pasqyruar, na ndihmon ligji i pasqyrimit, i cili ilustrohet në diagramin në të djathtë.Më poshtë përcaktohen elementet e diagramit. • Pasqyra përfaqësohet nga një vijë e drejtë. Pjesa e vizuar tregon anën e pasme të pasqyrës.• Rrezja e dritës që shkon drejt pasqyrës quhet rreze rënëse.Rrezja e dritës që largohet nga pasqyra quhet rreze e pasqyruar. • Për të parashikuar drejtimin e rrezes së pasqyruar, na nevojitet të ndërtojmë normalen me sipërfaqen e pasqyrës. Normalja është një vijë e drejtë që formon kënd të drejtë (90°) me pasqyrën, në pikën ku rrezja pasqyrohet.Sipas ligjit të pasqyrimit të dritës, dy këndet e shënuara në diagram janë të barabarta. (Theksojmë se secili nga këndet është matur nga normalja te rrezja.)Diagrami tregon ligjin e pasqyrimit të dritës.Ligji i pasqyrimit:këndi i rënies = këndi i pasqyrimitNjë copë letre e shpërndan dritën në të gjitha drejtimet.Një pasqyrë e pasqyron gjithë dritën në të njëjtin drejtim.pasqyranormaljarrezja rënëserrezja e pasqyruarkëndi i rëniespika e rënieskëndi i pasqyrimitDuke përdorur ligjin e pasqyrimit të rrezeve të dritës mund të ndërtojmë shëmbëllimin e një trupi nga një pasqyrë e rrafshët.Diagrami tregon përftimin e një shëmbëllimi. Rrezet e pasqyruara duket se vijnë nga pas pasqyrës.
                                
   32   33   34   35   36   37   38   39   40   41   42