Page 39 - Demo
P. 39
371. Shkruani tri nga mënyrat e përdorimit të pasqyrave në jetën e përditshme.2. Po të vështroni mbi një pellg apo një lumë të qetë, mund të shikoni pasqyrimin tuaj. Çfarë roli luan në këtë rast sipërfaqja e ujit?3. Vizatoni diagramin që tregon ligjin e pasqyrimit. Përdorni një vizore për të vizatuar rrezet, si dhe pasqyrën dhe një raportor për të ndërtuar normalen me 90° me pasqyrën. Ndërtoni këndin e rënies dhe atë të pasqyrimit me vlerë 30°. Emërtoni të gjitha pjesët e diagramit. 4. Nëse një rreze drite bie mbi një pasqyrë me një kënd rënieje 60°, sa do të jetë këndi i pasqyrimit? Ndërtoni një diagram për këtë situatë.Pyetje dhe detyra Veprimtaria 3.3Ligji i pasqyrimit• Sipërfaqet e lëmuara pasqyrojnë dritën në bazë të ligjit të pasqyrimit.• Ligji i pasqyrimit: këndi i rënies = këndi i pasqyrimitPërmbledhje Për të treguar vërtetësinë e ligjit të pasqyrimit mund të përdorni një kuti rrezesh dhe një pasqyrë të rrafshët.1. Vendoseni pasqyrën vertikalisht mbi një fletë të bardhë letre. Me një laps, hiqni një vijë përgjatë pjesës së pasme të pasqyrës (aty ku është dhe sipërfaqja e saj pasqyruese). 2. Lëshoni një rreze drite mbi pasqyrën. Kërkoni rrezen e pasqyruar. 3. Shënoni dy pika në rrezen rënëse dhe dy në rrezen e pasqyruar.4. Hiqeni fletën e letrës. Me një vizore, ndërtoni gjurmët e dy rrezeve. Këto gjurmë tregohen nga pikat e shënuara më sipër. Përdorni një raportor për të ndërtuar normalen. Shënoni këndin e rënies dhe këndin e pasqyrimit dhe matini ato me raportor. A janë të barabarta? 5. Përsëriteni eksperimentin me rreze që bien mbi pasqyrën me një kënd tjetër.3.3 Pasqyrimi i dritës3 DritaProva e ligjit të pasqyrimitkuti rrezesh letër çarje pasqyrë e rrafshëtrreze driteHShZ+A

