Page 40 - Demo
P. 40
383.4 Përthyerja e dritës2. Shikoni figurën më sipër, e cila tregon rrezen e dritës që kalon përmes bllokut prej qelqi. a) Gjeni pikën ku rrezja del nga qelqi. A përthyhet ajo duke iu larguar normales?b) Si përthyhet rrezja e dritës kur futet në qelq i largohet apo i afrohet normales?1. Shikoni në figurën përbri rrugën e rrezes së dritës që kalon përmes bllokut prej qelqi. Ku përthyhet rrezja? Çfarë rruge ndjek ajo brenda bllokut prej qelqi?Pyetje dhe detyraPyetje dhe detyra3 DritaNë figurën përbri tregohet një laps i zhytur në një gotë me ujë. Ai duket sikur është i thyer, pikërisht në pikën ku futet në ujë. Të tilla efekte të çuditshme ndodhin edhe kur shohim përmes ujit ose qelqit. Për shembull, një pishinë ose një lumë mund të duken më të cekët se ç’janë në të vërtetë. Lëndët e tejdukshmeUji dhe qelqi janë lëndë të tejdukshme. Drita mund të kalojë përmes tyre, por kur ajo futet dhe del prej lëndëve të tilla ndodh një dukuri. Për të parë se çfarë ndodh realisht duhet të ndjekim rrugën e rrezes së dritës. Siç e shihni në figurë, kur futet në bllokun prej qelqi, rrezja përthyhet (nuk përhapet sipas drejtimit të rënies). Por edhe kur del nga blloku, përthyhet përsëri. Ndryshimi i drejtimit të rrezes së dritës, kur hyn apo del nga një lëndë e tejdukshme, quhet përthyerje e dritës.Lapsi duket i thyer. Gjysmën e poshtme e shohim përmes ujit. Rrezet ndryshojnë drejtimDiagrami tregon se si mund të shohim një monedhë që ndodhet në fundin e një pishine me ujë. Si vjen rrezja e dritës nga monedha deri te syri ynë? Rrezja përhapet në vijë të drejtë derisa takon sipërfaqen e ujit. Pikërisht këtu ajo përthyhet duke e ndryshuar drejtimin. Përhapja e saj vazhdon në drejtim të syrit.Për të kuptuar se si përthyhet ajo, ndërtojmë normalen me sipërfaqen ndarëse të dy mjediseve, në pikën e rënies. Normalja formon këndin 90° me sipërfaqen ndarëse.Këndi i është këndi i rënies dhe këndi r është këndi i përthyerjes.Pasi del nga uji, rrezja përthyhet duke iu larguar normales. Rrezja e dritës përthyhet kur futet dhe del nga blloku i qelqtë. normaljamonedhëRrezja përthyhet kur del nga uji. ujëajërrrezja rënëse90° rrezja e përthyer

