Page 41 - Demo
P. 41
39Veprimtaria 3.4Rrezet e përthyera• Drita përthyhet kur futet apo del nga lëndë të tejdukshme. • Rrezja e dritës përthyhet duke iu afruar normales, kur kalon nga ajri në një lëndë të tejdukshme.• Një rreze drite përthyhet duke iu larguar normales, kur kalon nga një lëndë e tejdukshme në ajër.Përmbledhje Diagrami përbri tregon si përthyhet një rreze drite kur futet në një bllok qelqi. Verifikoni që këto diagrame të tregojnë saktësisht çfarë ndodh kur një rreze drite përthyhet nga qelqi.Nëse një rreze drite futet në qelq sipas normales (a), ajo nuk përthyhet. A është e saktë?Nëse ndryshon këndi i rënies, a do të ndryshojë dhe këndi i përthyerjes (b, c)? (Kujdes! Këndet janë matur ndërmjet rrezes së dritës dhe normales.) 3.4 Përthyerja e dritës3 DritaPasqyrimi i plotë i brendshëmMë sipër pamë se, kur rrezja e dritës kalon nga një mjedis më i dendur (ujë, qelq etj.) në një mjedis më të rrallë (ajër), ajo i largohet normales. Këndi i përthyerjes është më i madh se ai i rënies. Me rritjen e këndit të rënies, rritet dhe këndi i përthyerjes. Këndi i rënies, për të cilin këndi i përthyerjes është 90o, quhet këndi kritik (këndi i verdhë në figurë). Me rritjen e mëtejshme të këndit të rënies, rrezja e dritës nuk përthyhet por pasqyrohet e gjitha në brendësi të mjedisit të dendur (qelq ose ujë). Kjo dukuri quhet pasqyrim i plotë i brendshëm. Pasqyrimi i plotë i brendshëm përdoret në fibrat optike. Ato janë fije të holla me përbërje plastike. Drita e futur në njërin skaj të saj, përhapet duke pësuar pasqyrim të plotë të brendshëm dhe për rrjedhojë mbetet gjithmonë brenda saj. Fibrat optike përdoren në mjekësi për të parë organet e brendshme të njeriut, si dhe në telekomunikacion.bllok qelqia. b.c.25°45°13°28°rrezja e pasqyruar plotësishtrrezja e përthyernormaljaplastikërrezja e dritësajërFibra optike Skema e funksionimit të fibrës optikekëndi kritikPasqyrimi i plotë i brendshëm

