Page 42 - Demo
P. 42
403.5 Spektri i dritës së bardhë1. Shikoni diagramin e spektrit të formuar nga një prizëm. Cila nga ngjyrat është përthyer më shumë kur kalon nëpër prizëm? Cila nga ngjyrat është përthyer më pak?2. Ylberi shfaqet kur drita e diellit zbërthehet duke krijuar një spektër. Cila është lënda e tejdukshme që e shkakton këtë?Pyetje dhe detyra 3 DritaShpeshherë, kur bie shi e njëkohësisht ka dhe Diell, në qiell shfaqet ylberi. Për ta parë atë duhet të kthehemi me shpinë nga Dielli. Rrezet e tij depërtojnë në atmosferën e ngarkuar ende me pikla uji. Përballë do të na shfaqet një hark me ngjyra të bukura, i cili duket si i varur pezull në ajër. Ylberi mbi detZbërthimi i dritësPërveçse në natyrë, ngjyrat e ylberit mund të përftohen nga lëshimi i një rrezeje drite të bardhë mbi një prizëm qelqi. (Prizmi është një bllok qelqi me formë trekëndore.) Kur drita depërton në prizëm, përthyhet. Por edhe kur del nga prizmi, përthyhet sërish.Gjatë këtij procesi ndodh dhe diçka tjetër. Tufa e dritës së bardhë zbërthehet në tufa drite me ngjyra, duke krijuar kështu atë që quhet spektër. Këto ngjyra janë të njëjta sikurse ato të ylberit. Ndarja e dritës së bardhë në ngjyra të veçuara quhet zbërthim (dispersion).Ngjyrat e spektrit të dritës gjithmonë shfaqen në të njëjtën renditje: e kuqe, portokalli, e verdhë, e gjelbër, e kaltër, blu, vjollcë. Megjithëse themi që në spektër janë shtatë ngjyra, nuk ka vija ndarëse se ku mbaron njëra ngjyrë dhe ku fillon tjetra.Ngjyrat ndryshojnë gradualisht nga njëra nuancë në tjetrën.Ngjyrat e spektrit të dritësPërftimi i spektrit me anë të prizmitkuti rrezeshprizëmtufë drite

