Page 43 - Demo
P. 43
41Veprimtaria 3.5Ylber në laborator• Drita e bardhë përbëhet nga të gjitha ngjyrat e spektrit, nga e kuqja te vjollca. • Drita e bardhë mund të shpërbëhet në ngjyrat të tjera me anën e një prizmi. Dukuria quhet zbërthim i dritës ose dispersion. • Zbërthimi ndodh, sepse ngjyrat e dritës përthyhen në sasi të ndryshme nga njëra-tjetra.Përmbledhje 1. Vendoseni prizmin mbi një letër të bardhë. Vizatoni me laps përgjatë tij një vijë, e cila tregon pozicionin e tij. 2. Dërgoni mbi prizëm një rreze drite nga një kuti rrezesh ose elektrik dore. Synoni në një pikë pranë njërit prej këndeve të prizmit.3. Përshtateni pozicionin e rrezes derisa të merrni një spektër të qartë që del prej prizmit. 4. Shënoni në letër dy pika, mbi rrezen që shkon drejt prizmit. Shënoni pozicionet e rrezeve të kuqe dhe vjollcë që dalin prej prizmit.5. Hiqeni prizmin dhe burimin e dritës. Vizatoni rrezet dhe emërtoni diagramin e ndërtuar. 3.5 Spektri i dritës së bardhë3 Drita3. Cila nga ngjyrat e dritës përthyhet më shumë nga një prizëm, e gjelbra apo bluja? Shpjegoni si mund ta tregoni.Pyetje dhe detyraZ+AShpjegimi i zbërthimit të dritësMeqenëse spektri shfaqet kur drita kalon përmes një prizmi qelqi, dikur mendohej se ishte qelqi ai që i jepte ngjyra dritës. Isak Njutoni arriti në përfundimin se kjo nuk ishte e saktë. Ai tregoi se drita e bardhë (e tillë sikurse është drita e Diellit) është një përzierje e të gjitha dritave me ngjyra të ndryshme të spektrit. Zbërthimi i dritës ndodh për shkak të përthyerjes. Kur drita e bardhë futet në një bllok qelqi, ngjyrat përbërëse të saj përthyhen në sasi të ndryshme nga njëra-tjetra. Ngjyra vjollcë përthyhet më shumë, ndërsa ajo e kuqe më pak. Kjo do të thotë që ngjyrat e ndryshme që përbëjnë dritën e bardhë përhapen në drejtime të ndryshme. Kjo është arsyeja që mund t’i shohim veç e veç nga njëra-tjetra. vija e lapsit

